
“Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.” (Fjalët e Urta 5:18)
Pritshmëri të Dështuara
Ka mjaft njerëz që hyjnë në një marrëdhënie martesore duke pritur një shpërblim personal. Faktikisht, këto pritshmëri të paplotësuara kthehen në shpresa dhe ëndrra të humbura të cilat mund të lëshojnë rrënjë mërie.
Martesa do të . . .
- më sigurojë dashuri dhe pranim
- më sjellë dashuri dhe intimitet seksual
- më rrethojë me një familje të dashur
- më pajisë me siguri financiare
- më japë sigurinë që dikush do të kujdeset për mua
Përfundime të zakonshme
- “Jeta është shumë e shkurtër për t’u jetuar kështu. Të dy do të jemi më të lumtur nëse unë largohem.”
- “Kjo martesë nuk është aprovuar në qiell. Ne nuk duhet të ishim martuar kurrë.”
- “Ne kemi provuar gjithçka, e prapë se prapë asgjë nuk funksionon. Situata jonë është e pashpresë.”
- “Ka për të qenë më mirë për fëmijët që të jenë larg këtij mjedisi të tensionuar.”
- “Unë nuk kam për të qenë kurrë i lumtur në këtë martesë. Ndoshta do mund “ta shtyj si ta shtyj” derisa fëmijët të rriten.”
Varg Kyç për t’u Mbajtur Mend
“Nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit” (Efesianëve 5:21)
Pasazh Kyç për të Lexuar dhe rilexuar : Efesianëve 5:22–33
Një Lidhje Besëlidhore
Përkushtohu ndaj zgjidhjes e jo shmangies së problemeve. (1 Korintasve 7:27)
Ofroji dashuri partnerit tënd martesor edhe kur nuk të vjen ta bësh këtë. (1 Korintasve 13:4–8)
Shikoje martesën si një terren të krijuar nga Perëndia për rritje shpirtërore. (Fjalët e Urta 15:31)
Elimino theksimin nga ana jote të të drejtave të tua. (1 Korintasve 6:19–20)
Ushqeje identitetin tënd në Krisht. (Galatasve 2:20)
Kërkoji Perëndisë të të ndryshojë. (Psalmi 51:10)
Zhvillo marrëdhëniet me farefisin. (Eksodi 20:12)
Pritshmëritë e tua kaloja Perëndisë. (Psalmi 62:1–2, 5)
Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.
Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë
