Infeksionet e syrit, shenjat dhe trajtimi sipas mjekes Burda

Konjuktiviteti është një infeksion që prek indet rreth syrit ose kapakët e tij. Këto gjendje inflamatore janë mjaft të shpeshta dhe ngjitëse, ndaj duhet të trajtohen me shumë kujdes. Për të folur për konjuktivitet ose infeksionet e syrit, mjekja Nora Burda gjatë një intervistë për TV7 Albania, informon rreth llojeve të tyre dhe simptomave që shfaqen për secilin rast.
“Konjuktivitet e syrit janë inflacione të cipës së bardhë të syrit që quhet konjuktiva ndryshe. Ajo paraqet një inflamacion përmes skuqjes ose sekrecioneve, në varësi të llojit të konjuktivitetit. Është një inflamacion i sipërfaqes okulare. Konjuktivitet klasifikohen në varësi të shkaktarit. Kemi konjuktivite bakteriale që janë shumë ngjitëse, adenovirale(shumë ngjitëse) dhe konjuktive alergjike që nuk janë shumë ngjitëse por lidhen me alergenë të ndryshme që shkaktojnë alergji në sipërfaqen konjuktivale duke dhënë shenja klinike specifike. Këta pacientë që paraqesin konjuktiv alergjik, një pjesë e madhe e tyre kanë edhe inflamcione sistemike, pra që janë alergjikë”, shpjegon ndër të tjera, Burda.
Faktorët favorizues mbeten ato klimaterike por jo vetëm. Sipas mjekes, faktorët favorizues gjatë dimrit janë klima e ftohtë, temperaturat e ulëta që aktivizojnë bakteret/viruset, fëmijët e vegjël kanë më shumë tendencë për të bërë konjuktive virale. Edhe gjatë verës kur është shumë nxehtë, favorizohen nga kushtet klimaterike për zhvillimin e tyre. Personat më të riskuar janë ata që kalojnë kohë në ambient kolektiv( fëmijët në kopshte, cerdhe). Por edhe të rriturit, nëse nuk e dinë se çfarë konjuktiviti kanë të bëjnë, të gjithë anëtarët e familjes mund të fshijnë sytë me të njëjtin peshqir dhe njëkohësisht ja ngjisin inflamacionin njëri-tjetrin. Faktorët favorizues tek të rriturit janë higjiena ndërsa në pjesën e fëmijëve ndarja e gjerave të përbashkëta në kolektiv, përbën një faktor në përhapjen e infeksionit”.
Sipas ekspertes së Shëndetësisë, konjuktiviti alergjik shkaktohet nga alergenë të ndryshme. Këto mund të jenë pluhërat e ndryshme, ushqimet e ndryshme, faktorët klimaterikë, kafshët shtëpiake, lulet, polenet etj. Pra, çdo gjë që na prek syri e dora mund të na bëjë alergji dhe ju nuk e dini se çfarë ju shkakton alergji derisa pacienti dërgohet për konsultë tek alergologu dhe bëhen provat e alergjisë. “Një konjuktivit alergjik tipik shoqërohet me enjtje të kapakëve të syrit e cila normalisht është shumë e lëmuar dhe në rast infeksioni bëhet si gur kalldrëmi. Konjuktiva është e inflamuar dhe i jep pacientit pengesë gjatë lëvizjes së syve, një ndjesi e trupit të huaj në sy, lotim të shprehur, nuk durojnë dot dritën dhe kanë kruajtje të shpeshta dhe disa sekrecione shkumoze. Kemi edhe konjuktivit tek personat që mbajnë tërë kohën lente kontakti. Personat që nuk përdorin syzet por lente kontakti pasi është një trup i huaj i vendosur në konjuktim, kështu që shkakton alergji. Specifikisht për mbajtësit e lenteve të kontaktit, ata duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me higjienën, larjen e duarve, orët e mbajtjes së lenteve”.
Ndërsa një lloj tjetër konjuktiviti është edhe ai bacterial. Mjekja sqaron se bëhet fjalë për inflacione të cipës së konjuktivës që shkaktohet nga baktere të ndryshme si stafilokok, streptokok etj. Këto baktere sipas Burdës, japin inflamacion të konjuktivës që shoqërohet me një skuqje të pjesës së bardhë të syrit, sekrecione të shumta në ngjyrë të verdhë ose jeshile, ndjesi e trupit të huaj që i pengon, enjtje dhe edemë të theksuar tek kapakët e syrit. Zakonisht, ky lloj inflacioni prek moshat e vogla ,madje foshnjat që në ditën e parë të lindjes e deri në moshat e rritura.
Është ngjitës sepse infeksionet transmetohen me anë të duarve. Ky inflamacion transmeohet përmes sekrecioneve. Nëse një person ka kontakt me syrin e infektuar, pa e ditur mund të përhapet. Sa herë që të pastrohet syri, duhet të lahen duart. Duhet tregurar kujdes duhet në parandalimin e përhapjes së tyre.
“Konjuktiviti viral në paraqitjen klinike duket më i lehtë por është më i vështirë për t”u kuruar në kohëzgjatje. Zakonisht, këta pacientë kanë në trupin e tyre prezent herpesin, herpesin simplex etj ose janë situataqë shoqërohen me një influencë ose grip të zakonshëm. Mund të shoqërohet me viroza të përgjithshme ose mund të mos shoqërohet. Tek fëmijët e vegjël ndodh që kanë sekrecione nga hundët dhe pa dashur prekin sytë duke u inflamuar/mbushur me viruse. Ky është akoma më ngjitës sesa konjuktiviti bakterial. Pas një periudhë inkubacioni 14 ditësh derisa bakteri të shfaqet, inflamacioni vazhdon edhe 14 ditë të tjera, pavarësisht trajtimit. Kemi edhe kunjiktivitin që është herpes zoster konjuktivit ose sëmundja e zjarrit sic njihet ndryshe. Pacienti ka një inflamacion të lëkurës, të dhimbjes së gjysmës së kokës, ndjesi e dhimbje të zjarrmishme që e lë natën pa gjumë. Fillimisht fillon në njërin sy dhe me kalimin e kohës kalon tek syri tjetër”, theksoi mjekja.
Mënyra e trajtimit varet nga shkaku i konjuktivitit. Përdorimi i medikamenteve të papërshtatshme mund të jetë më tepër i dëmshëm sesa i dobishëm, sipas mjekes. Për këtë arsye, trajtimi në këto raste duhet të rekomandohet vetëm nga okulisti, në mënyrë që ai të jetë korrekt dhe të dominojë mbi proçesin inflamator të konjuktivës. Për infeksionet nga bakteriet përdoren antibiotikë në formën e pikave ose pomadave në sy. Për infeksionet nga viruset përdoren medikamente që lehtësojnë simptomat, si psh. hedhja në sy e pikave me bazë kortizoni. Për inflamacionet me natyrë alergjike përdoren pika në sy me efekt antialergjik dhe në të njëjtën kohë trajtohet alergjia bazë (kryhet proçesi i desensibilizimit-uljes së ndjeshmërisë ndaj faktorit shkaktar të alergjisë, nëpërmjet vaksinimit)Trajtimi i përgjithshëm me medikamente kundër dhimbjes, medikamente kundër temperaturës, fashimi i syrit ose mbrojtja e tij me anën e syzeve të diellit.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI