“. . . dhe do t’i vënë emrin Emanuel, që e përkthyer do të thotë: ‘Perëndia me ne’.” (Mateu 1:23)
Ky himn e ka origjinën në latinisht, dhe daton 1200 vjet më parë. Ai është shkruar në një manastir rreth shekullit të VIII – IX. Shatë ditë para Krishtlindjes në manastire këndoheshin antifonet, që do të thotë një himn “me dy zëra” i cili përdorej nga koret e murgjve në shërbesat e tyre të mbrëmjes gjatë Adventit.
Ky himn dhe shumë të tjerë që kanë kaluar kultura, përkthime, dhe shumë shekuj, ndryshon dhe ka variacione të ndryshme. Por në këtë rast, teksti origjinal latinisht i ka rezistuar kohës. Duke kënduar Eja Eja Emanuel, të krishterët këndojnë një himn që është jo më pak se 11 shekuj i lashtë.
Secili varg fillon me një ftesë bërë Jezusit që të vijë dhe të shpëtojë popullin e tij. Gjithashtu secili prej tyre i adresohet atij duke përdorur një emër apo imazh të ndryshëm për Jezusin të marrë nga Dhiata e Vjetër, disa prej të cilëve përfshijnë Emanuel (Isaia 7:14), Adonai (“Zot”, përdorur tek Eksodi 19:16 që kishte të bënte me dhënien e Ligjit në Malin Sinai), Filizi i Isait (Isaia 11:1), Çelësi i Davidit (Isaia 22:22), dhe Ylli i Shndritshëm (Numrat 24:17).