Lila Rose
Rose, e cila në moshën 15-vjeçare filloi aktivizmin pro – jetës duke themeluar organizatën “Live Action”, u dallua gjatë qëndrimit të saj në kolegj në UCLA duke ngritur vazhdimisht zërin kundër ofruesve më të mëdhenj të abortit në Amerikë . Rose prodhoi disa video të fshehta që vendosnin në shënjestër Planned Parenthood për të provuar se , në shumë qytete në të gjithë SHBA , ofruesit e abortit ishin duke fshehur abuzimet dhe prostitucionin tek fëmijët e mitur , dhe kryerjen e aborteve selektive. Duke pasur parasysh se Planned Parenthood dhe industria e abortit do të humbiste shumë nga videot e Live Action, Rose u përball me kërcënime me vdekje dhe padi të shumta . Pavarësisht kërcënimeve , ajo vazhdon aktivizmin e saj pro – jetës dhe rolin e saj si presidente e Live Action “Kërcënimi nga një gjigant miliarda dollarësh si abortit, ishte më reale për këtë grua të re me vetëm dyqind dollarë në llogarinë e saj bankare. Ajo ishte e madhe ,” shkroi Perkins . “Por Lila refuzoi ti dorëzohej frikës , pa marrë parasysh se sa të forta ishin sulmet kundër saj.
Moriah Peters
Peters , një vajzë e re nga Teksasi e cili kishte ëndërruar gjithmonë për një karrierë në biznesin e spektakleve, u zhvendos në Los Anxhelos në vitin 2001. Duke qenë një e krishterë e devotshme , ajo kishte pikpamjen e saj për të pritur deri në martesë për të dhënë puthjen e parë . Peters , 23 vjeçare , konkuroi ne audicionet e “American Idiol në vitin 2010 , por u larguar nga gjyqtarët e këtij reality show , Simon Cowell , Randy Jackson, dhe Avril Lavigne . Asaj iu tha se imazhi i saj ishte shumë i shëndetshëm .Lavigne i tha Peters se ajo duhet të shkojë të përjetojë botën, të “ndjehet sexy ” dhe të ” puth një djalë “, në mënyrë që të hynte në biznesin e muzikës .
” Perëndia hapi dyert për mua që të marr pjesë këtu dhe pastaj i mbylli ato, dhe unë nuk kam për të vënë në dyshim planin e Tij, sepse unë e di se ai ka gjëra të mëdha për mua,” tha Peters në një intervistë gjatë emisionit . Pavarësisht komenteve nga gjyqtarët , Peters i ka qëndruar besnike bindjeve të saj. Ajo sot ka dy albume me këngë : “Unë Zgjedh Jezusin” , e cila debutoi në vitin 2012 , dhe “Brave” , i publikuar në vitin 2014 ”
Roy Costner IV
Grupet ateiste në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë qenë të palëkundur dhe kryesisht të suksesshëm në përpjekjet e tyre për të përdorur gjykatat për të ndaluar lutjen në shkollat publike. Kur Shkolla e Mesme “Pickens County” në Liberty, të Karolinës së Jugut , ishte nën presion nga një organizatë lokale ateiste për të ndaluar studentët të përdornin fjalën Zot në fjalimet e tyre të diplomimit, Costner, një maturant i vitit 2013, e grisi fjalimin e tij para të gjithëve dhe recitoi me guxim Lutjen e Zotit. “Unë jam aq i kënaqur që të dy prindërit e mi më mësuan për Zotin që në moshë të re, ” i tha Costner audiencës. “Dhe unë mendoj se shumica prej jush do të kuptoni kur unë them … ” Ati ynë , që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt … ”
Mariam Ibraheem
Në maj të vitit 2014 , nëna sudaneze e krishterë u arrestua për blasfemi, sepse një gjykatë vendosi se ajo duhet të ndiqte fenë e familjes së saj . Ibraheem iu dhanë tri ditë kohë që të hiqte dorë nga besimi i saj i krishterë , por nuk pranoi. Ajo u dënua më pas me vdekje me varje. “Unë jam e krishterë dhe do të mbetem e krishterë “, i tha Ibrahim gjykatës sudaneze . Gjatë burgimit të saj , ajo ishte prangosur në një mur me zinxhirë hekuri dhe u detyrua të lindë fëmijën e saj të dytë , ndërsa këmbët e saj ishin të lidhur me zinxhirë së bashku , për të cilën ajo pretendon se kjo gjë i shkaktoi foshnjës së saj, të lindë me aftësi të kufizuara . Ibraheem u lirua në qershor 2014 me urdhër të gjykatës së apelit sudanez .”Situata ishte e vështirë , por unë isha i sigurt se Perëndia do të qëndrojë në anën time “, u shpreh Ibrahim gjatë një interviste për gazetaren e Fox Neës, Megyn Kelly