“Ji falenderues për atë çfarë ke, në këtë mënyrë do të të kesh më shumë, nëse përqëndrohesh në atë që të mungon, nuk do të kesh kurrë mjaft.” Kjo është një thënie e moderatores së famshme amerikane Oprah Winfrey.
Ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë, është se harrojmë të ndjejmë mirënjohje për gjithçka kemi të pranishme në jetën tonë, për shtëpinë tonë, për miqtë tanë, për shkollën, për shëndetin tonë.
Në revistën “Time”, është paraqitur një studim ku tregohet se përse të qënurit mirënjohës na e bën jetën më të mirë.
A.Ekziston një lidhje midis mirënjohjes dhe shëndetit. Të jesh mirënjohës do të thotë të kesh një zemër më të shëndetshme dhe të përmirësosh qarkullimin e gjakut, duke ulur kështu ndjeshëm mundësinë e një sulmi kardiak.
B. Nëse je mirënjohës për gjërat që ke dhe mban një ditar falenderimi, ka të ngjarë që problemet me pagjumësinë të largohen, ndaj rreth 15 minuta përpara se të shkoni në shtrat, shkruani falenderimet tuaja, kështu mendja juaj do të jetë më e qetë dhe gjumi më i rehatshëm.
C.Kërkimet kanë treguar se nëse je mirënjohës, ndihesh më optimist dhe ndihesh më mirë me veten.
Këto rezultate sugjerojnë se nëse i japim me vetëdije fokus bekimeve që kemi, ne marrim benefite emocionale dhe ndërpersonale, pasi të shprehësh mirënjohje është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar marrëdhënie të reja miqësore. Pra, le të fillojmë të jemi mirënjohës për gjithçka kemi deri më tani.