Gjëra që duhet të dimë sa jemi të rinj

Kush, mes nesh, nuk ka asnjë peng? Ja ku janë 5 gjëra që njerëzit do donin t’i kishin ditur kur ishin të rinj.

Jeta ikën shpejt

Kur njerëzit janë në të 60-at do donin ta kishin ditur më parë, se jeta ikën shumë shpejt! E sa më shumë kalon mosha, më shpejtën ikën edhe koha. Është njësoj sikur të ecësh në autostradën e jetës dhe miljet të ikin gjithmonë e më shpejt. Njerëzit do donin të kishin ndaluar dhe të merrnin kohë për të nuhatur trëndafilat e të ndihmonin dikë.

Mos beso çdo gjë që dëgjon

Kur jemi të rinj, jemi shumë naiv sa besojmë thuajse gjithçka që dëgjojmë. Madje kur jemi të vegjël besojmë edhe gjëra që nuk kanë kuptim në të vërtetë. E më vonë zbulojmë që shumë gjëra që na kanë thënë janë gënjeshtra. Kur jemi të rinj jem pak “leshko”. Ah sikur ta kuptonim që të rinj, që Bibla thotë të vërtetën, ndërsa njerëzit jo gjithmonë.

Miqtë janë të rëndësishëm

Sa më shumë kalon mosha, më shumë e kuptojmë vlerën e miqësisë. Në një moshë më të madhe pendohemi për fjalët e rënda që u kemi thënë miqve. Disa miq me siguri i kemi bërë armiq. Vlera e tyre shtohet me kalimin e moshës sepse miqtë e mirë janë të vështirë për tu gjetur, e shumë prej nesh i marrim për të mirëqenë.

E sotmja ka vlerë të përjetshme

Gjithë “të sotmet” në jetë duken të turbullta, kur mosha kalon. Kur je i ri mendon se do të jesh gjithmonë i tillë, dhe vdekja duket shumë larg, por vjen një moment që fillojmë të humbasim miqtë dhe familjen, nga kjo botë. Ndaj duhet të kuptojnë që momenti i tanishëm ka një vlerë të përjetshme. E nesërmja nuk është e garantuar për askënd prej nesh. Kur mosha kalon pendohemi që nuk ia kemi thënë mjaftueshëm miqve dhe familjarëve, se sa i donim. Për shumë gjëra dhe persona është shumë vonë.

Paraja nuk është gjithçka

Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme ne jetë. Kur jemi të rinj, mendojmë se të shkosh pas parasë dhe të përvetësosh gjëra është qëllimi kryesor i jetës. Më vonë, kuptojmë se njerëzit janë më të rëndësishëm se gjërat, dhe kjo përfshin edhe paratë. Gjithmonë mund të marrësh më shumë para, por nuk mund të krijosh aq lehtë më shumë marrëdhënie. Shumë shpesh i vlerësojmë paratë dhe gjërat më shumë se njerëzit, por më vonë kuptojmë se është e kundërta.

Përfundimi 

Mund të përfshinim po ashtu faktin se që nuk duhet të djegim ura sepse mund të na duhet të kalojmë sërish mbi to. Gjithashtu, nuk duhet të kemi frikë të rrezikojmë sepse shpërblime të mëdha vijnë pas rreziqeve të mëdha. Po ashtu nuk duhet të kemi frikë nga gabimet sepse në këtë mënyrë mësojmë shumë në jetë. Gabo, mëso prej gabimeve, dhe si rezultat, rritu. Ndoshta nuk kemi ndonjë peng të mirëfilltë. Jeta është e mirë. Zoti është i mirë. Por kur të jemi në moshë të thyer duhet të përfitojmë nga koha që na ka mbetur dhe të zbulojmë se qëllimi në jetë është t’i japim lavdi Perëndisë dhe të jemi dëshmitarë besnikë të Krishtit. Ia vlen të presësh për këtë mësim.

Burimi: 5 Things I Wish I Knew When I Was Young

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI