Pas një dimri të gjatë e të ftohtë, pranvera po duket nga pak. Është koha kur cdo gjë ripërtërihet dhe është si të shtypësh një buton rifillimi dhe në jetët tona, pasi ndihemi të motivuar dhe të frymëzuar. Ky është momenti i përshtatshëm për të nisur disa aktivitete që do të ushqejnë, mendjen, trupin dhe frymën dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës suaj. Disa gjëra të thjeshta mund të ndikojnë thellësisht në mënyrë pozitive në mirëqenien tuaj. Ja disa nga aktivititet që ne i quajtëm gëzimet e pranverës.
Konsumoni një drekë ose një darkë në natyrë
Duke qenë se ditët tona janë të ngarkuara, vaktet e ushqimit thjesht kthehen në diçka rutine që duhet bërë shpejt e shpejt, në mënyrë që të vazhdojmë me programin tonë. Por e dinit se kur konsumoni ushqim në natyrë, kjo bën që të ngadalësoni shpejtësinë me të cilën po jetoni ditën dhe bën që ju të përjetoni çastet e ditës suaj duke i shijuar.
Kujt nuk i pëlqen muzika ndërsa është duke ecur, por përpiquni për disa ditë të vlerësoni një shëtitje në heshtje. Është një mënyrë e mirë për të trajnuar mendjen tuaj të qetësohet, përvec të mirave të panumërta që vijnë nga një shëtitje.
Vështro lindjen e diellit
Ky është një veprim i thjeshtë që na kujton se jemi pjesë e një universi shumë më të madh nga vetja jonë. Jemi si pika në oqean e megjithatë na kujton se si Krijuesi ynë, Shpëtimtari ynë na njeh personalisht dhe kujdeset për çdo detaj të vogël të ditës sonë madje dhe për dhuratën e çmuar që është lindja e diellit në një ditë të re. Mëshirat e tij janë të reja cdo mëngjes, sepse e madhe është besnikëria e tij! Lindja e diellit më kujton këtë varg dhe më thotë, se ka hir për mua sot!
Shumica jonë qëndrojnë ulur me kompjuterat në prehër ose përpara nesh, dhe kalojmë shumë kohë duke u marrë me telefonat. Por duhet të kujdesemi për veten që të pengojmë dëmin që mund ti shkaktojmë trupave tanë tani, një masazh terapeutik do të na ndihmonte për këtë.
A ke udhëtuar ndonjëherë vetëm? Nëse jo, sigurohu që të planifikosh pak kohë dh eta provosh. Kjo përvojë në udhëtim do të mësojë shumë gjëra për veten. Do të përballesh me mendimet e tua ndryshe dhe si rrjedhojë do mund ti qetësosh dhe të përjetosh paqen.