for KING & COUNTRY, dy herë fitues të çmimeve Grammy në vitin 2015, kanë publikuar videon e këngës së tyre të fundit ‘Shoulders’ (Shpatulla). Video është filmuar në Nashville, Tenesi dhe përmban skena të fuqishme që flasin për shpengimin. Luke Smallbone ka ndarë lidhur me videon: “Kur bëhej fjalë për të realizuar videon muzikore të kësaj kënge, e dinim se duhet të përmbante po aq kuptim personal dhe shpirtëror sikurse dhe vetë kënga.
Mesazhi në video zgjeron dhe më tej pyetjen se nga vjen ndihma jonë në disa nga situatat më të vështira të jetës. Nga vjen ndihma jonë kur një i dashur ndahet nga kjo jetë, kur vështron një foshnje të porsalindur dhe sfidat që ai sjell, apo kur ndesh një aksident dhe nuk di nëse do të shpëtosh. Për këtë projekt bashkëpunuam sërish me Ben Smallbone (vëllain tonë) me të cilin kemi realizuar videon e fuqishme ‘The Proof of Your love’ (Dëshmi e dashurisë tënde) për të shkruar dhe prodhuar këtë kryevepër teatrale. Pasi kaluam muaj me radhë duke shkruar dhe rishkruar historinë , dy ditë për të filmuar dhe qindra orë në studio për të përfunduar, jemi shumë të emocionuar me produktin final dhe mezi presim që ta ndajmë me ju.”
Shiko videon këtu:
[iframe_video type=”youtube” id=”TfiYWaeAcRw” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]
“Shoulders” është kënga e fundit nga albumi fitues i tyre , RUN WILD. LIVE FREE. LOVE STRONG (Vrapo furishëm, jeto i lirë, dashuro fort). Këtë javë u pozicionua e katërta në klasifikime.
Për të mësuar më shumë për historinë e kësaj kënge, vazhdoni të lexoni rrëfimin e Luke: “Kjo është një nga këngët e fundit që kam shkruar për këtë album. Realizimi i një albumi është i ngjashëm me atë të një libri. Ke arritur të shkruash 10 kapituj, por akoma mendon se diçka mungon, kështu ishte dhe me albumin tonë. E dinim se diçka mungonte. Gjatë turneut me Casting Crowns kisha një frazë në mendjen time, “ndihma ime vjen nga ti, ti je këtu duke më ngritur.” Kështu nisi kënga. Arsyeja se përse këto vargje kanë shumë kuptim për mua është se pas gjithë atyre që kalova, në betejën time me sëmundjen, kur dëshmon se gjërat nuk po shkojnë si duhet, arrin në pikë ku pyet veten: ‘nga vjen ndihma ime?’. Ndonjëherë nuk arrijmë të shprehim dot me fjalë se nga na vjen ndihma, por duhet ta pranojmë se ndonëse nuk e shikojmë gjithmonë, ndihma jonë vjen nga Zoti.
Kënga ka shumë rëndësi për mua. Djali im e pëlqen ta dëgjojë shumë këtë këngë. Sa herë e dëgjoj më pëlqen ta shijoj deri në fund, mendoj për faktin se kënga mbështetet në Shkrime, dhe kur dëgjon Shkrimet është me të vërtetë e fuqishme.
Gjithmonë dëshirojmë që këngët tona të jenë plot shpresë. Së fundmi ishim në një event me Rick Warren dhe ai tha se muzika ka fuqinë të tejkalojë mendjen dhe të depërtojë drejt e në zemër. Kjo e bën muzikën të veçantë. Pavarësisht nëse e njihni Jezusin ose jo, këngë si “Shoulders,” “Fix My Eyes” apo “Without You” janë shembuj të këngëve që tregojnë se dhe në situatat më të vështira ka shpresë. Ne dëshirojmë që njerëzit ta dinë se pavarësisht asaj që po kalojnë, është dikush që i ngre lart nga dëshpërimi.
E kam provuar këtë në jetën time. Kur regjistruam këngën, po prisnim fëmijën tonë të dytë, dhe kaluam shumë situata të vështira pa ndonjë arsye. Kur kalojmë ngjarje traumatike në jetë, ndjej se Perëndia na jep një histori, dhe detyrimi ynë është që ta ndajmë këtë histori me të tjerët. Shumë prej nesh e kanë të vështirë që ta ndajnë. Shoqëria jonë nuk dëshiron të nxjerr në dukje dobësitë. Shpesh mbytim ndjenjat tona. Por duhet të jemi të sinqertë, ndonëse në mendjen tonë mund të jemi duke fshehur dhimbjen. Të kesh mundësinë të kesh këngët e duhura për të dhënë shpresë është e rëndësishme për ne.”
“Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.”
Psalmi 121