Nga:

7 këngët më me ndikim

Duam t’ju njohim me 7 këngët që kanë pasur më shumë ndikim në historinë e muzikës së krishterë bashkëkohore. Emra të mëdhenj kanë shkruar vargjet e këtyre këngëve që kanë inkurajuar dhe ngushëlluar miliona persona nëpër vite. Këngët mund të jenë të dëgjuara për ju, por historitë e tyre a i dinit?

Vazhdoni të lexoni:

1. Rich Mullins – Awesome God

Rich_Mullins_black_and_white_short_hairHimni i thjeshtë i Rich Mullins që flet për fuqinë e krijuesit tonë, është një nga këngët më të bukura që mban autorësinë e tij. Një mbrëmje vonë Rich ishte duke i dhënë makinës për të shkuar në një takim rinor në Kolorado dhe e kishte të vështirë të rrinte zgjuar. Ai tha se po mendonte për predikuesit e Amerikës jugore, ata përdorin fjali të shkurtra, por vërtetë të fuqishme. Prandaj hapi dritaren e makinës dhe ngriti zërin për të kënduar që të qëndronte zgjuar: “Ka gjëmim në hapat e tij dhe vetëtimë në grushtin e tij!” Mendoi se kjo ishte e bukur ndaj ua mësoi të rinjve kur mbërriti në kishë. Pas kësaj ngjarjeje, thuajse në çdo koncert, ishte një moment kur ai këndonte këtë këngë dhe pastaj ndalej mbyllte sytë dhe dëgjonte turmën të përsëriste pas tij. Kënga Awsome God (Zot madhështor), krijon një moment magjik. Të kujton se kjo botë nuk është shtëpia jonë.

[iframe_video type=”youtube” id=”MJL_bChiTI0″ width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

2. Dc Talk – Jesus Freak

dc-talk-5Toby McKeehan ka shpjeguar frymëzimin për këngën ‘Jesus Freak’ në një intervistë në vitin 1996. Në fund të viteve 60, 70 në SHBA kur të tjerët dëshironin të dekurajonin për besimin përdorej një shprehje ironike. Dc Talk zgjodhën të përdornin të njëjtën shprehje, e cila në të vërtetë i bënte të lumtur. Në fjalorin e gjuhëz angleze, me fjalën freak, përkufizohet një person që është “entuziast i zellshëm, i zjarrtë.” Albumi u shit në më shumë se dy milionë kopje dhe tema frymëzoi shumë autorë të shkruanin libra të rinj, apo libra studimore.

TobyMac thotë: “Gjithmonë kemi dashur të jemi bashkëkohorë, dëshironim të shkruanim këngë që do të preknin brezat, por kjo me të vërtetë që u kthye në një fenomen që nuk e kishim imagjinuar më parë. Kënga flet shumë guximshëm për besimin, sepse me të vërtetë që duhet një njeri i çmendur dhe i guximshëm për të jetuar ecjen e Krishterë. Ndaj, jeto për Jezusin dhe kurrë mos ki turp për të.”

[iframe_video type=”youtube” id=”kbB0QrBIs9k” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

3. Michael W. Smith – Friends

Michael and amy grantFriends (Miqtë), është një ndër këngët më popullore në histori. Madje në shumë klasifikime është cilësuar si kënga më e mirë duke u pozicionuar e para. Kënga mbart një refren të thjeshtë, plot shpresë, i cili ka shoqëruar breza me radhë dhe u ka dhënë atyre një vijë melodike për të krijuar kujtime të paharrueshme. Për më shumë se 30 vite ka qenë e pranishme në shumë ngjarje jetësore si dasma, diplomime, funerale, ditëlindje apo përvjetore. Fillimisht kënga u prezantua në vitin 1983 në albumin me të njëjtin titull të Michael W. Smith, “Friends”

Michael dhe bashkëshortja e tij Debbie, e shkruan këtë këngë si një dhuratë lamtumire për një mik të tyre nga kisha që po largohej për të jetuar në një vend tjetër.

[iframe_video type=”youtube” id=”Ped1jYLFtkA” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

4. MercyMe – I Can only Imagine

mercyme-mediumKënga “I can only Imagine” (Vetëm mund të imagjinoj) është një ndër këngët më të bukura të të gjitha kohërave. Historia e saj e ka zanafillën në vitin 1991 kur Bart Millard ishte një djalë 19 vjeҫar që shkonte në kolegj. Ai humbi babain e tij pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Miqtë dhe familjarët e ngushëllonin duke i thënë se tashmë babai i tij ishte më i lumtur në qiell me Jezusin se sa të jetonte në këtë botë të trazuar.

“Unë e besova këtë, por ishe e vështirë për t’u pranuar. Thjesht mendoja, ҫfarë ka kaq madhështore në qiell që babai im të dojë më shumë të jetë atje se sa këtu në tokë me mua? Shumë vite pas vdekjes së tij, do të shkruaja të njëjtën frazë, Vetem mund ta imagjinoj. Kjo shprehje me jepte paqe dhe shprese ndërsa mendoja për atë që im atë mund të ishte duke përjetuar. Vite më vonë në 1999, kur po shkruaja për këngët tona të para, gjeta një libër shënimesh dhe papritur lexova këtë shprehje. Mu deshën 10 minuta ta shkruaja këngën. Disa njerëz thonë se shtë mahnitëse të shkruash një këngë të tillë për 10 minuta, por në të vërtetë kishte qenë në zemrën time për 10 vite.” – thotë Bart Millard i MercyMe

[iframe_video type=”youtube” id=”BRPGRdbGHSs” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

5. Amy Grant – El Shaddai

AmygrantAmy Grant thotë: “Kurrë më parë nuk kisha dëgjuar në një këngë një histori kaq të saktë të biblës. Aty përshkruhet gjithçka, nga dilema njerëzore dhe mëshira e Perëndisë, që nga krijimi tek kryqëzimi tek ringjallja. Ishte e pabesueshme se si një këngë që erdhi në minutën e fundit ishte gjithçka që kishim nevojë për të kompletuar albumin.” Në një moment kur këngët e adhurimit ende nuk ishin të njohura në klasifikime, El Shadai do të dukej si një zgjedhje e pazakontë për t’u prezantuar në radio. Por kombinimi i tekstit të Michael Card me zërin e Amy-t, bëri që kënga që ishte një kolonë zanore e atyre viteve. Kënga fitoi shumë merita dhe çmime. Në vitin 1983 u cilësua si kënga e vitit.

[iframe_video type=”youtube” id=”NVAbZlHKtIc” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

6. Darlene Zschech – Shout to the Lord

Darlene-ZschechDarlene Zschech është autorja e këngës Shout to the lord (Thërrisni për Zotin), një këngë nga e cila nisi një lëvizje e tërë lavdërimi dhe adhurimi. Është kënduar nga më shumë se 25 – 30 milionë njerëz do javë. Në vitin 1993, kur ishte në stafin e kishës Hillsong, një kishë e njohur me 10 mijë anëtarë në atë kohë, Darlene shkroi himnin që sot është shumë I njohur. Teksti I guximshëm dhe melodia mbreslënse kanë lindur në një periudhë vecanërisht të vështirë në jetën e aturores.

Darlene Zschech thotë: “Me forcat tona nuk mund t’ia dilnim mbanë, dhe po kumbisnim toruan. Kishim ëndrrat tona, por dukej sikur çdo gjë që dëshironim nuk do të ndodhte kurrë. Kjo pas një periudhe të gjatë sfide financiare ku nuk arrinim dot të siguronin për fëmijët dhe shpenzimet tona. Sfida nuk ishte thjesht financiare por dhe shpirtërore. Gjithçka doja ishte t’i shërbeja Zotit, por se dija se si dhe se ku. Fillova të mendoja për Psalmin 96 dhe 100 dhe nisa ti këndoja. Kështu lindën natyrshëm vargjet e Shout to the Lord.”.

[iframe_video type=”youtube” id=”-qkNthzidLE” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

7. Steven Curtis Chapman – Cinderella

Steven CChapmanSteven Curtis Chapman nuk do ta kishte menduar kurrë, rëndësinë e veçantë që kjo këngë do të kishte çastin kur e shkroi. Babai që ishte tepër i ngarkuar e shkroi këtë këngë pas një dite të gjatë pune. Pasi vuri në gjumë vajzat e tij Xhoin dhe Marian, shkroi këngën për t’i kujtuar vetes se sa e rëndësishme ishte të kalonte kohë me to. Më vonë, ai do të tregonte se vajzat e tij mendonin se kjo ishte kënga më e bukur e shkruar ndonjëherë. Në maj të vitit 2008 kur vajza e tij Mari Sue, humbi jetën pas një aksidenti, teksti i Steven; “Ora arrin mesnatën dhe ajo do të shkojë,” pati një peshë të madhe tek ta. Tani kënga po prekte jo vetëm jetët e etërve dhe baballarëve përreth botës, por po sillte ngushëllim dhe për miliona vetë që kanë humbur një njeri të dashur. Nga një baladë e ëmbël që u kthye në një thirrje të fuqishme pikëllimi dhe shprese.

[iframe_video type=”youtube” id=”nrWMBC6yoME” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI