Kur e kuptojmë plotësisht fuqinë transformuese të së Vërtetës së Zotit, fillojmë të kuptojmë se sa larg është bota nga Zoti. Pali paralajmëron: ” Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi,” (Romakëve 1:18).
Ndërsa ne adhurojmë një Zot të dashur, Perëndia ynë është gjithashtu i drejtë dhe nuk do të lejojë që natyra më katare e njerëzimit të kalojë pa u vënë re. Ne nuk mund të plotësojmë kërkesën e Perëndisë për drejtësi, megjithatë, siç na thotë Shkrimi, “Kjo drejtësi u jepet me anë të besimit në Jezu Krishtin të gjithë atyre që besojnë” (Romakëve 3:22). Në mëshirën e Zotit, edhe mëkatari më i pamerituar mund të gjejë falje dhe shpëtim nëpërmjet Krishtit.
Ungjilli është një mesazh i fuqishëm. Por për sa kohë që të krishterët ndihen të turpëruar për Ungjillin, për sa kohë që ne strukemi nga frika në vend që të flasim me guxim, për sa kohë që jetojmë si ata në errësirë, nuk do të kemi kurrë ndikim për Perëndinë.
A e keni fshehur të Vërtetën e Zotit? Rrëfejini Perëndisë nëse ju ka ardhur turp për Ungjillin. Rrëfejini Atij të gjitha herët që keni heshtur, herët që keni zgjedhur të mos dëshmoni, herët kur keni kompromentuar besimet tuaja për t’u përshtatur. Merrni faljen e Tij dhe, nga gëzimi i mëshirës dhe hirit të Tij, shpallni mirësinë e Tij ndaj jush përmes fjalëve dhe veprave tuaja.
Lutje: Zot, lutem sot që fuqia transformuese e mesazhit të Ungjillit të shfaqet në jetën time, në mënyrë që të jem një dritë në errësirë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
Sepse Perëndia që tha: “Le të ndriçojë drita në errësirë “, ë htë i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t`na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë , në fytyrën e Jezu Krishtit.” (2 Korintasve 4:6).