Fuqia e ringjalljes

Vdekja dhe ringjallja e Jezusit janë ngjarjet më të mëdha në histori dhe këto ngjarje duhet të jenë pjesë e domosdoshme e jetës sonë të përditshme. Por ringjallja është më shumë se thjesht një ngjarje që ka ndodhur përgjatë historisë. Ajo është burimi i fuqisë që ti mund ta përjetosh në jetën tënde çdo ditë. Fuqia e ringjalljes i është premtuar secilit dhe ne e marrim atë në të njëjtën mënyrë që Jezusi e dha. Por fillimisht ne pranojmë sakrificën e Jezusit në kryq për hir të mëkateve tona. E njëjta fuqi ringjalljeje që e solli Jezusin nga vdekja në jetë është e mundur edhe për ty, dhe nëse e merr do të shohësh transformime të mahnitshme në jetën tënde. Ti mund ta përdorësh këtë fuqi që tani. Shpresa jote e ringjalljes nuk është vetëm për të ardhmen kur ti fizikisht vdes dhe shkon në parajsë, është gjithashtu edhe për jetën tënde të përditshme, në çdo aspekt të saj.

  1. Fuqia e ringjalljes na ndihmon t’ia dalim në kohë të vështira.

Nuk ka rëndësi se çfarë po kalon sot, Jezusi është aty. Ringjallja na e siguron ne këtë. Kur asgjë nuk kishte kuptim dhe kishte vështirësi, Zoti e lejoi këtë që të bashkëvepronte për mirë, duke sjellë bekimet më të mëdha që njerëzimi mund të kishte marrë ndonjëherë. Ne shpesh rritemi më shumë gjatë kohëve të vështira. Sepse gjatë kësaj kohë, ne kemi mundësinë që të mbështetemi më shumë te Perëndia dhe të shkojmë në një nivel më të lartë në marrëdhënien me Të. Kur e besojmë Perëndinë, ai na jep sigurinë se ai mund të punojë  për mirë edhe përmes gjërave të këqija.

  1. Fuqia e ringjalljes është bazike për shpresën e së ardhmes.

Ringjallja e Jezusit ndryshon gjithçka dhe është bazike për shpresën tonë në të ardhmen. Përvec ringjalljes së Jezusit, ne nuk kemi asnjë shpresë tjetër për të ardhmen. Apostulli Pal tregon se Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve. 1 Korintasve 15:19. Por meqë Krishti është ringjallur, ne jemi ata që mund ta shohim vdekjen në fytyrë duke e ditur se ajo nuk do të fitojë. Pa ringjalljen vështirë se do të kishim shpresë për të ardhmen pasi bota në të cilën jetojmë nuk ofron shpresë të përjetshme por shpresë vetëm në gjëra që nuk zgjasin dhe nuk janë të sigurta.

  1. Fuqia e ringjalljes ruan jetët tona në çdo hap.

Përmes vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, Fuqia e Perëndisë do t’i ruaj jetët tona në çdo hap. Shpesh, ajo nga e cila kemi më shumë frikë nuk është gjykimi apo vështirësitë që po hasim tani, por ajo që mund të hasim nesër. Ne mendojmë  po sikur gjykimi të jetë shumë i vështirë për tu duruar. Apo po sikur besimi im të lëkundet dhe unë të largohem nga Jezusi? Në fakt jeta nuk është e lehtë. Ajo mund të jetë e egër, e rrezikshme madje mund të ketë momente ku zemra jote do të thyhet. Perëndia nuk ka premtuar se udhëtimi ynë do të jetë pa probleme. Por trashëgimia jonë po ruhet, po ashtu edhe ne. Është thënë shumë kohë më përpara, por vazhdon të jetë e vërtetë: ne nuk e dimë se çfarë ka rezervuar e ardhmja, por ne e dimë se kush e ka rezervuar të ardhmen tonë. E njëjta dashuri që po mban trashëgiminë për ne, është duke na mbajtur edhe ne për trashëgiminë.

  1. Fuqia e ringjalljes do të të ndihmojë t’ia dalësh me të pamundurën.

Në jetën e përditshme, ti mund të jesh duke pritur të pamundurën. Kur Jezusi vdiq, dishepujt menduan se çdo gjë humbi. Por Jezusi u ringjall në mënyrë të mrekullueshme dhe u tregoi dishepujve të Tij se mundi vdekjen me vdekjen e Tij. Ashtu si ringjallja vetë ishte e pamundur për ndonjë tjetër përveç Perëndisë, fuqia pas ringjalljes do të favorizojë ty në mes të së pamundurës që ti t’ia dalësh. Ti mund të presësh që Perëndia ta sfidoj besimin tënd kur ti i kërkon atij fuqinë e Tij të ringjalljes, por ti e di se nëse i beson Atij, ti do të jetosh një jetë më të mrekullueshme se ajo që imagjinon.

  1. Fuqia e ringjalljes na lejon të përjetojmë paqen.

Nuk ke përse të jetosh me faj dhe turp, pasi fuqia e ringjalljes t’i fal mëkatet. Kërkoji Perëndisë të të jap paqen dhe një marrëdhënie të drejtë me Të. Është e rëndësishme që të kuptosh se nëse je duke mëkatuar me paramendim kundrejt Perëndisë, nuk mund të kesh një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë, kështu që merru me mëkatin tënd në mënyrë që të mos pengosh paqen që Perëndia do të ndiesh. Nëse do të përjetosh paqen që Jezusi të jep duhet të shkosh tek Ai sipas kushteve të Tij, duke pranuar të jetosh në mënyrën që Ai dëshiron të jetosh. Çdo ditë, kërkoji Perëndisë të t’i fal mëkatet, në mënyrë që të përjetosh paqen e vërtetë. Sepse jeta që Perëndia ka rezervuar për ty është një jetë me shpresë të sigurt dhe paqe.

Ne kemi një shpresë të mrekullueshme në Krishtin përmes fuqisë së ringjalljes së Tij. Ne na është dhënë një mesazh i gëzueshëm që Ai nuk është i vdekur, por u ringjall. Është e fuqishme të dish se për shkak të ringjalljes së Tij, Perëndia na ka premtuar fuqinë e jetës së përjetshme gjithashtu – dhe kjo jetë nuk fillon kur ne vdesim. Por fillon në momentin që e vendosim besimin te Jezusi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI