Fuqia e Ringjalljes

Tani, kam fuqinë e ringjalljes që tek unë jeton

Jezus, Ti na ke dhënë lirinë

Nuk jam më skllav i mëkatit dhe errësirës

Ti na ke dhënë lirinë.”

Drejtuesi i adhurimit Chris Tomlin, fitues i një çmimi Grammy publikon muzikë të re në 2018.

Kënga e tij e parë flet për fuqinë e ringjalljes. Tomlin thotë: Kjo është kënga ime e parë e albumit të ri. Mezi pres që njerëzit ta dëgjojnë dhe që të mbushë kishat. Kjo jo vetëm që është një këngë e mrekullueshme për Pashkën, por është dhe një këngë shumë personale. Është një këngë që na kujton cdo ditë për atë që është e vërtetë. Kur e dëgjova këngën për herë të parë u rrëmbeva nga refreni i saj, melodia dhe teksti i saj brilant. Është kaq e thjeshtë për t’u kënduar.

Por mesazhi që qëndron pas këngës është i fuqishëm dhe e bën këngën akoma më madhështore. Shumë nga ne nuk zgjohen në mëngjes me mendimin:“Uau, unë kam fuqinë e ringjalljes në jetën time.” Mua më ndodh që as nuk e mendoj këtë gjë për ditë apo javë me radhë. Por kjo është e vërteta dhe shpresoj që kënga do t’i kujtoj njerëzit çdo ditë, se ata kanë fuqinë e Perëndisë, fuqinë e ringjalljes së Jezus Krishtit për çdo ditë të jetës së tyre. Në fakt Pali në Dhjatën e Re thotë, nëse ringjallja nuk do të ishte e vërtetë, atëherë jemi të gjithë të marrë dhe për të ardhur keq. Kjo është arsyeja që kemi një histori për të treguar, është arsyeja pse kemi shpresë për të kënduar, kjo është arsyeja pse shkojmë në kishë çdo të diel. Ja pse kemi shpresë në jetën tonë, gëzim në jetën tonë. Ndaj shpresoj që kur njerëzit ta këndojnë apo dëgjojnë të kuptojnë, ‘Uau kjo është kaq e vërtetë në jetën time, se brenda meje është fuqia e ringjalljes së Perëndisë.’

Tomlin vazhdon të sjell kishën në unitet dhe lutje me turneun Netët e Adhurimit në Amerikë përgjatë vitit 2018.  Të ftuar të veçantë janë artistë si Kim Walker Smith nga Jesus Culture, Matt Maher, Christine D’Clario, Tauren Wells, dhe Pat Barrett. Turneu viziton 24 shtete në SHBA përfshirë, Çikago, Indianapolis, Atlanta, Filadelfia dhe të tjera.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI