Fundjavë me familjen

Fundjava është periudha që mezi pritet nga të gjithë. Është koha kur ne më së shumti kemi kohë të lirë. Dhe sigurisht kjo kohë e lirë nuk mund të shpenzohet duke qëndruar në shtëpi pa bërë asgjë. Fundjava kalohet me miqtë, të dashurin e zemrës apo edhe vetëm. Duke jetuar bashkë me famijen duket se shpenzojmë kohë mjafueshëm me ta dhe zgjedhim ta kalojmë larg familjes fundjavën. Por koha më perfekte për të forcuar marrëdhënien me familjarët e tu është koha e lirë dhe pushimet. Sepse kohë të tilla janë të mbushura me aktivitete, biseda dhe të qeshura që rregullojnë çdo marrëdhënie. Nëse keni kohë që nuk shpenzoni një fundjavë me familjen do tua sugjeronin këtë gjë madje edhe disa mënyra se si ta shpenzoni fundjavën me ta.

  1. Vizitoni miqtë dhe të afëmit

Ushqimi i sjell njerëzit bashkë. Kur takohemi me miqtë apo kusherinjtë, gjithmonë takohemi në dreka apo darka. Është gjithmonë ajo tavolina e shtuar me ushqime të shijshme dhe një grup fëmijësh që sillen përqark. Dhe sigurisht edhe të rritur që shkëmbëjnë komente mbi javën e këndshme apo të lodhshme që kanë kaluar.

Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar receta të reja gatimesh apo për fëmijët tuaj që të mësojnë lojra të reja. Duke kalur një drekë apo darkë me miqtë apo të afërmit do të mësoni më shumë edhe për familjarët tuaj duke parë sjelljen e tyre në një ambjent jashtë shtëpisë sepse sjellja jonë në shtëpi është vetëm një pjesë e karakterit.

  1. Bëni Pazar

Ky është një aktivitet që të gjithë njerëzit e pëlqejnë, madje edhe meshkujt. Mund të ketë shumë arsye për të bërë pazar, ushqimet në shtëpi, rroba të reja, libra të rinj apo dhurata për miqtë dhe të afërmit. Në një qendër tregtare sigurisht mund të bësh dicka më shumë se vetëm pazar. Fëmijët tuaj mund të kalojnë një kohë të mrekullueshme në zona lojrash ndërkohë që ju kaloni kohë me bashkëshorten/in duke ngrënë apo pirë diçka.

  1. Udhëtime

Në një udhëtim zbulon vende të reja madje nëse është jashtë vendit edhe kultura të reja. Nëse ushqimi në zonën tuaj ju është mëzitur përe të mos rrëmbeni një recetë të re dhe të shijshme në një vend tjetër. Sa u përket fëmijëve ata mund të mësojnë historinë e një vendi të ri dhe se si njerëzit jetojnë aty. Njësoj sikur të marrin mësime gjeografie live. Sigurisht një plan i tillë nuk mund të bëhët një ditë më parë por është një paln afatgjatë. Do tiu duhet pak kohë për të gjetur një vend të përshtatshëm për të gjithë familjen, kohë për të paketuar gjërat dhe duhet siguruar mënyra se si do të flini dhe ushqeheni në atë vend të ri që do të vizitoni. Të tilla pushime janë perfekte për në periudhën e verës ku të gjithë  në familjë kanë marrë pushimet e shkollës apo punës.

  1. Luani lojra elektronike apo të tjera

Edhe të qëndruarit në shtëpi llogaritet si fundjavë kur e mbush me aktivitete dhe kohë cilësore. Në një fundjavë në shtëpi mund të luani lojra të dryshme sidomos ato tradicionale që nuk përfshijnë kompjuterat sepse të tilla llojra i lidhin personat në një nivel që lojrat kopjuterike nuk e bëjnë dot. I sygjerojmë lojrat ballë për ballë sepse edhe fëmijët mësojnë se si të ndërveprojnë me të tjetrët ndërkohë që luajnë.

Gjithsesi edhe përsa u përket lojra kopjuterike sigurisht mund të përfshiheni në lojra që janë edhe edukuese edhe argëtuese në të njëjtën kohë. Në këto ditë të tilla lojrat nuk mungojnë aspak. Dhe janë një zbavitje e madhe në një fundjavë ku po qëndroni në shtëpi.

  1. Punë dore

Me familjen mund të vizitoni një ekspozitë arti por edhe mund të bëni art vetë në shtëpinë tuaj. Dhe fëmijët janë të parët që adhurojnë të bëjnë punime artistike me dorë. Dhe për të bërë këtë edhe mbeturinat ju hyjnë në punë. Për shembull mund të përdorni bishtat e akulloreve për të bërë korniza dhe nëse aftësitë tuaja janë të kënaqshme edhe një pallat në miniaturë. Kjo do t’iu kursente edhe një lodër më pak për fëmijët tuaj. Gjithashtu nëse rezultojnë të bukura punimet tuaja mund t’i përdorni për të zbukuruar ambientet e shtëpisë. Do të merrni më shumë kënaqësi sesa nga një orendi e blerë pikërisht për faktin sepse është një vepër e duarve dhe fantazisë suaj. Për ide se si të bëni punë dorë më fëmijët dhe familjarët e tjerë mund të kërkoni në internet dhe do të gjëni me bollëk.  E gjithë koha që do të kaloni duke bërë punë dorë do të shërbejë edhe për të forcuar marrëdhënien në familje sepse në fund të fundit po bëni diçka bashkë.

  1. Gatuani

Më duhet ta them se kjo është e preferuara ime. Zakonisht janë mamatë ato që janë përgjegjëse për gatimin në shtëpi. Por në fundjavë ky zakon mund të ndryshojë. Meqë edhe aktivitetet fizike mund të jenë më të shumta mund t’i lejosh vetes të hash pak më shumë dhe të përgatisësh shumë ushqime me familjen. Fëmijët pëlqenë shumë që të përfshihen në gatim dhe nëse nuk bëjnë shumë rrëmujë nënat do të ishin shumë të lumtura të kishin një dorë ndihmë. Gatimi është një art që të ofron një kënaqësi më vete kur e praktikon. Mos ia privo vetes këtë kënaqësi në fundjavë.

  1. Mos bëni asgjë

Dhe sigurisht mund të zgjidhni edhe të mos bëni asgjë në fundjavë. Mund të qëndroni me të dashurit tuaj edhe pa bërë dicka specifike. Mund të rehatoheni në shtëpi duke asmiruar diellin apo nëse keni një kopësht akoma më mirë të admironi lulet dhe gjelbërimin, të dëgjoni zogjtë teksa këndojnë, të ndjeni erën që ju përkëdhel fytyrën dhe kështu. Në një ditë dirmri me shi kur nuk guxoni të dilni jashtë shtëpisë mund ta shojoni shiun duke e parë nga dritarja. Një fundjavë  e tille është perfekte pas një jave rraskapitëse. Për aq kohë sa po kaloni kohë me familjarët, ta do të jenë shumë të lumtur.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI