Fryma punon vazhdimisht për t’i bërë besimtarët të ngjashëm me imazhin e Krishtit, në mënyrë që të ndikojnë tek jobesimtarët.
Nëse jeni besimtar në Jezu Krishtin, Fryma e Perëndisë është duke vepruar në ju, pavarësisht nëse e ndjeni praninë e Tij apo jo. Ai po i transformon të krishterët në imazhin e Shpëtimtarit dhe dëshmi e këtij transformimi janë frytet e Frymës si: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli (Gal. 5: 22-23). Këto fryte nuk mund t’i krijojmë vetë, por janë rezultat i një jete të dorëzuar ndaj Frymës dhe bindjes ndaj Tij.
Nuk duhet ta nënvlerësojmë ndikimin e fryteve të frymës ndërkohë që jobesimtarët na vëzhgojnë se si reagojmë ndaj presionit, tundimit, vuajtjes ose një sërë problemesh. Kur demostrojmë paqe në vend të ankthit ose kur praktikojmë durimin në vend që të themi një fjalë tendecioze, jemi duke dhënë dëshmi për bukurinë e ungjillit.
Një mënyrë se si Perëndia përdor jetët e mbushura me Frymë është të krijojë kuriozitet tek jobesimtari – dhe një derë të hapur ndaj mesazhit të shpëtimit. Kudo që të jeni ose çfarëdo që të bëni, mund të jeni një dëshmitar i fuqishëm për Jezu Krishtin kur ecni në bindje ndaj Frymës së Shenjtë.