Fokusohuni në Madhështinë e Perëndisë!

Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.-1 e Kronikave 29 :11

Çfarë mendoni kur dëgjoni fjalën, madhështi? A e imagjinoni një mbretëreshë me kurorë në kokë dhe me  xhevahire të shumta? Apo ju vjen në mëndje qielli në errësirën e natës, i spërkatur me triliona yje që shkëlqejnë. Madhështia nënkupton bukuri, dinjitet dhe fuqi mbresëlënëse.

Në botën tonë të përparuar teknologjikisht, shpesh e transferojmë Perëndinë në një ndihmës që na e bën jetën më të mirë. Na ka  humbur nga sytë madhështia e Zotit. Më shumë se 50 vjet më parë A.W. Tozer shkroi, “Humbja e ndjesisë  së madhështisë solli  humbjen  e të pasurit frikën e Zotit  dhe e vetëdijes së pranisë së Tij hyjnore. Kemi humbur shpirtin tonë adhurues  dhe aftësinë për të qëndruar në heshjte  me pritje për të takuar Zotin .” Përqendrimi në madhështinë e Zotit na kujton se Ai është Zot dhe jo ne!

Në të gjithë Shkrimin gjenden vargje që përshkruajnë madhështinë e Perëndisë. “Zit rrethohet  nga një madhështi e jashtëzakonshme.” (Jobi 37:22) Ai është «i veshur me shkëlqim dhe madhështi». (Psalmi 104:1) Dora e tij e djathtë është «madhështore në fuqi». (Eksodi 15:6) «Sa madhështor është emri [i tij] mbi gjithë dheun.» (Psalmi 8:9) «Zëri i Zotit është madhështor.» (Psalmi 29:4)

Psalmi 8 na shtyn të deklarojmë: “Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot!” Kur bashkojmë pikëpamjen më  të lartë për Zotin, me dashurinë e Tij sakrifikuese, të pafundme për ne, do ta gjejmë veten të paaftë për të bërë gjë veçse të përgjigjemi në adhurim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI