Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.-1 e Kronikave 29 :11
Çfarë mendoni kur dëgjoni fjalën, madhështi? A e imagjinoni një mbretëreshë me kurorë në kokë dhe me xhevahire të shumta? Apo ju vjen në mëndje qielli në errësirën e natës, i spërkatur me triliona yje që shkëlqejnë. Madhështia nënkupton bukuri, dinjitet dhe fuqi mbresëlënëse.
Në botën tonë të përparuar teknologjikisht, shpesh e transferojmë Perëndinë në një ndihmës që na e bën jetën më të mirë. Na ka humbur nga sytë madhështia e Zotit. Më shumë se 50 vjet më parë A.W. Tozer shkroi, “Humbja e ndjesisë së madhështisë solli humbjen e të pasurit frikën e Zotit dhe e vetëdijes së pranisë së Tij hyjnore. Kemi humbur shpirtin tonë adhurues dhe aftësinë për të qëndruar në heshjte me pritje për të takuar Zotin .” Përqendrimi në madhështinë e Zotit na kujton se Ai është Zot dhe jo ne!
Në të gjithë Shkrimin gjenden vargje që përshkruajnë madhështinë e Perëndisë. “Zit rrethohet nga një madhështi e jashtëzakonshme.” (Jobi 37:22) Ai është «i veshur me shkëlqim dhe madhështi». (Psalmi 104:1) Dora e tij e djathtë është «madhështore në fuqi». (Eksodi 15:6) «Sa madhështor është emri [i tij] mbi gjithë dheun.» (Psalmi 8:9) «Zëri i Zotit është madhështor.» (Psalmi 29:4)
Psalmi 8 na shtyn të deklarojmë: “Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot!” Kur bashkojmë pikëpamjen më të lartë për Zotin, me dashurinë e Tij sakrifikuese, të pafundme për ne, do ta gjejmë veten të paaftë për të bërë gjë veçse të përgjigjemi në adhurim.