Fjalë që dëmtojnë.

Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.-Fjalët e Urta 18:21

Ndodhi një histori tronditëse që mbërtheu gjithë kombin. Në vitin 2002, 14-vjeçarja Elizabeth Smart u rrëmbye nga dhoma e saj, në mes të natës në Salt Lake City, Utah. Nëntë muaj më vonë ajo u pa teksa ecte në rrugë bashkë me rrëmbyesin e saj.

Në fillim, vogëlushja Smart, u mbajt e lidhur me zinxhir pas një peme. Me kalimin e kohës, zinxhirët u bënë të panevojshëm. Mjaftonin fjalët. Rrëmbyesi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i vriste familjen  nëse ajo nuk  bënte atë që ai i kërkonte. Më vonë ajo tregon: “Isha e  lidhur me zinxhirë, me zinxhirë të vërtetë, por gjithashtu isha lidhur edhe nga zinxhirët e fjalëve dhe mund t’ju them se fjalët janë shumë më të forta se zinxhirët e vërtetë.”

Fjalët kanë fuqi  shkatërruese. Shikoje pak veten. Kush do të donte ty? Je delja e zezë e kësaj familje.  Je e pavlerë. Bibla flet për fuqinë e gjuhës: “Edhe gjuha është një zjarr, një botë paudhësie; ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona, gjuha e fėlliq gjithë trupin, ndez ecjen e natyrës dhe ndizet nga Gehena. ….kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s`mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.” (Jakobi 3:6,8) Ja pse duhet ta bëjmë Psalmin 141:3 një lutje të përditshme: « O Zot, vër një roje para gojës sime.!” A do ta lutesh me mua sot?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI