Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.-Fjalët e Urta 18:21
Ndodhi një histori tronditëse që mbërtheu gjithë kombin. Në vitin 2002, 14-vjeçarja Elizabeth Smart u rrëmbye nga dhoma e saj, në mes të natës në Salt Lake City, Utah. Nëntë muaj më vonë ajo u pa teksa ecte në rrugë bashkë me rrëmbyesin e saj.
Në fillim, vogëlushja Smart, u mbajt e lidhur me zinxhir pas një peme. Me kalimin e kohës, zinxhirët u bënë të panevojshëm. Mjaftonin fjalët. Rrëmbyesi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i vriste familjen nëse ajo nuk bënte atë që ai i kërkonte. Më vonë ajo tregon: “Isha e lidhur me zinxhirë, me zinxhirë të vërtetë, por gjithashtu isha lidhur edhe nga zinxhirët e fjalëve dhe mund t’ju them se fjalët janë shumë më të forta se zinxhirët e vërtetë.”
Fjalët kanë fuqi shkatërruese. Shikoje pak veten. Kush do të donte ty? Je delja e zezë e kësaj familje. Je e pavlerë. Bibla flet për fuqinë e gjuhës: “Edhe gjuha është një zjarr, një botë paudhësie; ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona, gjuha e fėlliq gjithë trupin, ndez ecjen e natyrës dhe ndizet nga Gehena. ….kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s`mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.” (Jakobi 3:6,8) Ja pse duhet ta bëjmë Psalmin 141:3 një lutje të përditshme: « O Zot, vër një roje para gojës sime.!” A do ta lutesh me mua sot?