Pse shumë njerëz kanë frikë nga ajo çka thotë Bibla? Nga njëra anë thonë se është thjesht një libër tjetër, por nga ana tjetër thonë: “Nuk dua të dëgjoj për Biblën!” Pse duhet të reagojnë kështu kur është thjesht një libër tjetër?
E vërteta është se Bibla nuk është thjesht një libër tjetër. Perëndia thotë se Fjala e Tij ” ka realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova ” (Isaia 55:11). Bibla nuk është thjesht ca fjalë në letër. Këto fjalë kanë autoritetin, fuqinë dhe forcën e Perëndisë. Këto fjalë janë urdhëruar nga Perëndia për të përmbushur vullnetin e Tij. Kjo është arsyeja pse Fjala e Perëndisë urrehet kaq shumë në kulturën tonë. Dhe kjo është arsyeja pse Djalli bën të pamundurën të ndalë popullin e Perëndisë të lexojë Biblën.
Statistikat tregojnë se vetëm 18% e të krishterëve lexojnë Biblën rregullisht. Vëllezër dhe motra, nuk duhet të jetë kështu. Nuk mund të pretendoni se e doni dikë dhe të mos lexoni letrën që ju ka dërguar i dashuri juaj. Pse? Sepse një letër e pahapur do të thotë që ju nuk doni t’ia dini apo të dëgjoni nga ai person. Por Bibla nuk është postë e padëshiruar për t’u hedhur ose shpërfillur; është letra e Zotit për ne. Duhet ta hapim, ta lexojmë dhe tëlejojmë të ndryshohemi prej saj. Ne duhet t’i qasemi me shumë emocione dhe pritje, të etur për të dëgjuar nga i dashuri ynë.
Lutje: Zot, më ndihmo të luftoj Djallin duke me të Vërtetën Tënde – të prehem në të dhe të gëzohem në të Vërtetën Tënde. Mund të jem një llambë në këtë kulturë nëse zhytem në Fjalën Tënde. Lutem në emër të Jezusit. Amen.