Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qenë të vdekur nga ç›ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. -Romakëve 7:6
Shumë herë gjatë jetës, na duhet të përballemi me stresin, por ne do të jemi mbi të dhe jo nën të. Përmes udhëheqjes dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë, ne mund të menaxhojmë punën tonë dhe përgjegjësitë me lehtësi dhe jo me stres. Ndërsa ndjekin nxitjen e Frymës ne do të dimë se si t’ia dalim me çdo situatë që përballemi.
Të gjithë ne kemi situata që nuk na pëlqejnë, që vijnë në rrugën tonë. Por me fuqinë e Perëndisë, ne mund të shkojmë përmes këtyre rrethanave ndërsa shmangim stresin. Sa më shumë që mbështetemi dhe besojmë në Perëndinë, më e lehtë është jeta. Çdo situatë në jetë nuk është e “lehtë”, por ne mund t’i përballojmë ato me atë që unë e quaj “Lehtësia e Frymës së Shenjtë”. Me fjalë të tjera, Perëndia na fuqizon të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë nëpërmjet Tij. Ai na jep energji dhe na ndihmon.
Perëndia do të na udhëheqë, por ne duhet t’i besojmë Atij mjaftueshëm për të ndjekur udhëzimet e Tij. Ai nuk na jep kurrë asnjë këshillë që nuk është në dobinë tonë dhe për përparimin në jetë. Zoti po ju çon në vendin e fitores dhe triumfit, jo në vendin e humbjes. Ndërsa ndiqni drejtimin e Tij, besoj se do të përjetoni më pak stres se kurrë më parë. Ai mund t’ju shtyjë të mos bëni diçka që dëshironi të bëni, ose të bëni diçka që nuk dëshironi të bëni, por bindja ndaj udhëheqjes së Tij na pengon të marrim rrugë të gabuara në jetë dhe të humbim kohë dhe energji!
Thjesht bindja ndaj nxitjeve të Frymës së Shenjtë shpesh do të lehtësojë shpejt stresin.