Një foshnje – dhurata e jetës!

Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.- Psalm 127:3

Hunter dhe Darcy linden në javën e 22-të, njëri peshonte 500 gram dhe tjetri 560 gram. Tani ata janë 10 vjeç. Në kohën e lindjes së tyre të parakohshme njerëzit i shkruan prindërve komente me urrejtje kur ata postuan sfidën mjekësore të foshnjave të tyre, duke përfshirë edhe ofendime se ata duhet të ishin adoptuar. Binjakët i kanë dhënë shpresë shumë foshnjave të lindura para kohe dhe prindërve të tyre. 

Më shumë se 50 vite më parë një foshnje që lindte para javës së 30-të nuk kishte shanse për të mbijetuar. 25 vite më parë ky faktor ra në 25 javë, dhe sot, falë trajtimeve mjekësore të përmirësuara, një foshnje që lind qoftë edhe në javën e 21-të ka shanse që jo vetëm të mbijetojë por edhe të rritet.

Mahnitëse? Absolutisht, sidomos kur deri në shekullin e dytë një fëmijë madje as nuk konsiderohej i gjallë deri në gjysmën e dytë të shtatzënisë. Foshnja konsiderohej i gjallë kur nëna ndjente shkelmimet në barkun e saj –zakonisht në fund të muajit të katërt ose në muajin e pestë.

Për shembull, në kishën katolike të shekullit të 19-të, një abort që bëhej në gjysmën e parë të shtatzënisë nuk quhej mëkat, por një që bëhej gjysmën e dytë të shtatzënisë ishte një mëkat që duhej të rrëfehej dhe ishte e nevojshme pendesa.

Nën ligjin Britanik, aborti në gjysmën e parë të shtatzënisë ishte një krim i vogël, një keq bërje, por në gjysmën e dytë ishte një krim dhe një krim serioz. Por është për t’u habitur sesi besimet e vjetra vazhdojnë të jetojnë edhe sot, duke u mbështetur nga terminologjia e cila I referohet një foshnjeje të palindur si një fetus, jo si një bebe apo një qenie njerëzore.

Cilat janë faktet? Si koncept 23 kromozome nga mashkulli dhe femra bashkohen për të formuar një qelizë të vetme. Në atë qelizë, që fillon të ndahet shpejt, është një kod gjenetik me gjininë e foshnjës së vogël, ngjyrën e syve, masën e këmbës, kapacitetin e trurit. Rreth ditës së gjashtë, foshnja e vogël që zhvillohet, qëndron në trupin e nënës si në një lloj inkubatori që quhet ndryshe mitër. Rreth 18 ditë pas ngjizjes, para se nëna të dyshojë se po pret një fëmijë, një zemër e vogël fillon të rrahë, diçka që do të vazhdojë gjatë gjithë jetës së fëmijës, pavarësisht se ai jeton 5 apo 100 vite.

Pas gjashtë javësh është formuar truri. Formohen gishtat, dhe foshnja fillon të bëjë lëvizjet e para. Në javën e tetë, foshnja e vogël lëviz lirshëm. Në javën e 11-të është krijuar çdo system organi. Bebja rritet dhe ka një strukturë skeletore, nerva, dhe gjaku qarkullon në trupin e vogël.

Në javën e 14-të zemra  pompon disa litra gjak nëpër trupin e vogël çdo ditë, dhe në këtë kohë foshnja e vogël njeh kënaqësinë dhe dhimbjen. Në javën e 20-të—koha kur më parë foshnja konsiderohej njeri, një shekull më parë—foshnja njeh zërin e nënës. Ai i përgjigjet emocioneve të nënës së tij, qofshin këto negative apo pozitive.

Në javën e 20-të, ose kur është rreth 4 ose 5 muajsh, foshnja e vogël mund të mbijetojë jashtë trupit të nënës. Dhurata e jetës është një dhuratë prej Perëndisë, thotë Psalmi 127. Kjo është ende e vërtetë sot. Një foshnje është mënyra e Perëndisë për të thënë: “Jeta duhet të vazhdojë!” Është mrekullia më e madhe njerëzore në të gjithë botën sepse vetëm Zoti mund të japë jetë—fizikisht edhe shpirtërisht.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI