iStock_000035064824SmallPër shumë njerëz, gjendja aktuale ekonomike ka sjellë shumë vështirësi. Tregu i shitjeve të shtëpive ka rënë, disa biznese janë mbyllur, çmimi i naftës  dhe i ushqimeve janë çmime deri diku të larta për standartin tonë të jetesës.  Shumë njerëz janë në sfidë. Por çfarë ka Zoti për të na thënë për financat tona dhe për të ardhmen tonë?

Mos merr vendime sepse je i frikësuar.

Sistemi financiar që përdor Zoti, nuk është njësoj si sistemi i botës. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh rreth nesh, ne nuk duhet të kemi frikë sepse Zoti na do. 1 Gjoni 4:18, Nuk ka frikë në dashuri …Edhe nëse situata duket se është jashtë kontrollit, dashuria e Zotit nuk ka për t’u  thyer kurrë dhe ajo ngelet një themel i qëndrueshëm në jetën tonë. Ne mund të kemi besimin se pavarësisht se çfarë është duke ndodhur, Zoti do që të na ndihmojë dhe do ta bëjë rrugën e tij për të plotësuar edhe nevojat tona të përditshme.

Njih burimin tënd

2 Korintasit 9:10 thotë  Ai që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, do t’jua japë edhe juve farën për ta mbjellë dhe do ta shumojë. Ai do t’i shumojë frytet e drejtësisë suaj…

Zoti është ai që siguron për financat tona; punët që bëjnë nuk janë burimet tona financiare-Zoti është. Kështu që kur pozicionet  që mund të kemi pasur në punë zhduken, ne nuk kemi përse të ndihemi të pashpresë, sepse Perëndia nuk është i limituar. Ai mund të sigurojë me anë të  rrugëve të ndryshme, që ne as i kemi imagjinuar dhe as nuk jemi të aftë t’i mendojmë përpara se të ndodhin.

Vargu tek Mateu 6:26 thotë : Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?

Ky varg na siguron se nëse Zoti kujdeset edhe për zogjtë, ne mund të besojmë se do të sigurojë gjithashtu edhe për ne.

Vazhdo të  kesh një shpirt bujar.

Mënyra më e mirë për të marrë me paratë  është t’i japësh ato.  Ky është  një faktor kyç që na ndihmon ne për të mbajtur një fokus biblik mbi financat tona.  Dhe ne duhet të vazhdojmë të japim, sidomos gjatë kohës kur sfidohemi financiarisht.  Nëse ne i bindemi Zotit me financat tona për të ndihmuar njerëz të tjerë,  aq më shumë Zoti do të vendosë njerëz të tjerë që të na ndihmojnë neve.  Është kaq e lehtë.  Fjalët e urta 28:27 thonë : Ai që i jep të varfrit nuk do të ketë kurrë nevojë…

Mundohu t’ia dalësh me aq sa ke.

Është e mundur që të jetojmë pa borxhe sipas parimeve biblike, edhe në kohë të vështira.  Romakët 13:8 na thonë: Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin…

Nëse ne mësojmë të jetojmë me aq sa marrim, atëherë Zoti do të na bekojë dhe limitet tona do të shtyhen dhe ne do të kemi më shumë. Vargu tek Luka 19:17

“Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogëla, merr sundimin mbi dhjetë qytete”.

Ky varg na tregon se Zoti është i kënaqur kur ne jemi besnikë dhe jemi të besueshëm kur na jepen gjëra shumë të vogla.  Nëse ne jemi të tillë me gjëra të vogla atëherë Ai na thotë se do të na japë autoritet mbi gjëra më të mëdha.

Fillo të paguash me lekë kesh.

Është e thjeshtë për të përdorur kartat e kreditit dhe të mos kuptosh se sa ke qenë duke harxhuar.  Nëse je duke u përpjekur që të minimizosh borxhin tënd, fillo të paguash kesh për gjithçka. Ke më shumë mundësi për të kursyer para, kur i sheh fizikisht ato. Është në rregull të përdorësh kartën e kreditit për aq kohë sa je i sigurt se mund ta paguash atë në fund të muajit.  E gjithë çështja  është që duhet të shmangësh të jesh në një situatë ku duke qenë se do të jesh i shpërqendruar nga borxhi nuk do të mund të fokusohesh tek Perëndia.  Armiku do që t’i të kesh frikë për të nesërmen tënde. Kështu që qëllimi yt kryesor është që të shijosh jetën që Jezusi vdiq për të ta dhënë sot. Bëj atë çfarë mundesh për të jetuar në drejtësi, paqe dhe gëzim dhe besoji Atij për pjesën tjetër.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI