
Kjo do të ishte një kohë cilësore, relaksuese dhe ku e gjithë familja do të mund të ndërvepronte. Dikush mund të shkojë të mbledh drutë, dikush mund të merret me gatimin, e kështu të ndani detyrat tuaja sipas dëshirës. Një kohë e mirë për të ndarë histori familjare dhe njëkohësisht për të krijuar kujtime të reja.
Është mirë që njerëzit t’i kthehen natyrës dhe të përshtaten me gjëra që mund t’i realizojnë vetë, fundja për të kuptuar edhe më mirë se si jetonin paraardhësit tanë dhe se si siguronin ushqimin e tyre. Le të përmendim disa nga benefitet e peshkimit:
1. Të çliron nga stresi
Nëse do që të kesh një mëngjes apo një mbrëmje të qetë, është shumë mirë të peshkosh. Gurgullima e ujit, tërheqja e butë e fijes së peshkimit, era që shushurin nëpër gjethe.. kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u qetësuar.
2.Kohë cilësore me miqtë dhe me familjen
Peshkimi është një pasion i mrekullueshëm për t’u ndarë me ata që doni sepse të jep shumë kohë për të biseduar dhe për t’u lidhur më shumë me njëri-tjetrin.
3.Vetmia
Nga ana tjetër nëse të duhet pak kohë vetëm për veten tënde, peshkimi është një mënyrë e shkëlqyer për t’u arratisur. Mund të largosh vëmendjen nga gjithçka që ka qenë duke të shqetësuar , të pastrosh mendimet e tua dhe të shijosh vetminë.
4.Të bëhesh i aftë për të mbijetuar
Peshkimi të aftëson për t’u përgjigjur situatave të caktuara. Edhe pse na duket sikur kurrë nuk do të na duhet të përballemi me situata ku duhet të mbijetojmë, asnjëherë si dihet se çfarë na sjell jeta. Kështu që mund të fillosh të provosh disa metoda të ndryshme peshkimi. Unë mendoj se kjo është argëtuese më shumë se çdo gjë tjetër. Shpresojmë të mos gjendemi në situata të tilla, por nëse ndodh kështu do të jemi të përgatitur.
5.Ushqim i mirë
Peshku përmban shumë proteina, ka pak yndyrë dhe është një shtesë e mrekullueshme për të pasur një diete te shëndetshme. Nëse peshkon për darkën tende,nuk ke perse te shqetësohesh për të kaluar nga supermarketi kur te kthehesh për në shtëpi dhe gjithashtu kjo do t’ju ndihmojë të kurseni ca para. Përveç kësaj do të keni një ndjesi të mrekullueshme përmbushjeje.
