Pandemia – Një film mbi koronavirusin nga Ray Comfort

Zyrtarisht është shpallur pandemi botërore. Dyqane, kafene, restorante, bare, gjithçka është detyruar të mbyllet. Popujt e gjithë botës janë detyruar të futen në karantinë nga ky armik i padukshëm. Bota ka ndaluar vrapin e saj. Kush do ta kishte besuar?! Në një botë ku për shumë njerëz shkenca ka zëvendësuar Zotin, ku e mira konsiderohet keqe dhe e keqja e mirë, çdo gjë që mund të shkundet, po tronditet nga themelet, në mënyrë që kombet të kuptojnë se janë vetëm njerëz.

Padyshim që po jetojmë në kohë të rrezikshme, kur krejt papritur të gjithë botën e ka zënë frika për të ardhmen. Jezusi foli për shqetësimet e kombeve, duke na paralajmëruar se njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfarë do ta pllakosë botën. Pastaj Ai tha: “Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër”. Prandaj, sigurohuni që të besoni tek Zoti. Si të krishterë duhet të marrim kurajë dhe të çojmë dritën e Ungjillit tek ata që janë në errësirë.

Në kuadër të kësaj situate Ray Comfort sjell filmin “Pandemia”.

Si për ironi, në filmin e tij të fundit, personazhi i Tom Henks, iu lut Zotit për mbrojtje, kundër një armiku të padukshëm. Legjenda e Hollivudit, Tom Henks, dhe gruaja e tij, Rita Uillson, kanë njoftuar se kanë dalë pozitivë me koronavirus në Australi. Si për ta rënduar situatën Tom Henk vuan edhe nga diabeti i tipit B. Por për fat të mirë, ata e njohin fuqinë e lutjes. “Përpiqemi të bëjmë një jetë të mirë, të pastër dhe të shëndetshme.”, thonë ata. “Dhe lutja na ndihmon. Perëndia është pjesë e jetës tonë.”
Ndiqni teksa Tom Henks tregon për faktin sesi besimi ka fuqinë të na çlirojë nga frika ndaj vdekjes.

Ky film vjen në Tv 7 në datat dhe oraret e mëposhtme:

23 Mars – Ora 21:00

24 Mars – Ora 10:30 dhe 16.00

26 Mars – Ora 17:00

Tv 7 mund ta ndiqni online duke klikuar këtu. Ose në My Tring IPTV në kanalin 151, në platformën Kujtesa në kanalin 88 dhe Telealba në kanalin 177.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI