Bashkë me vajzën time ishim ulur në sallon dhe po bisedonim- mendoj se ka qenë rreth 13 vjeç në atë kohë. Duke marrë një qëndrim disi rebel, ajo më tha “ E di, ti nuk mund të më ndalosh asgjë nga gjërat që dua të bëj.”“E di, ke shumë të drejtë mbi këtë,” i thashë duke ruajtur qetësinë edhe pse nuk ndihesha aq e qetë. Ajo duket se u habit pak që unë rashë dakord me të. Por unë mendoj se ky pranim i së vërtetës, bëri që ajo të jetë më e ndërgjegjshme mbi përgjegjësitë e saj.
Kur fëmijët bëhen adoleshentë, ti nuk mund t’i mbyllësh në dhomën e tyre dhe ta hedhësh çelësin diku. E as nuk do të doje ta bëje diçka të tillë. Vitet e adoleshencës janë periudha kur fëmijët kanë nevojë që të provojnë krahët e tyre, ndërkohë që janë ende duke jetuar në shtëpi- e nëse ata përplasen, ty të duhet të pastrosh rrëmujën.
Të dëgjosh është një mjet shumë efektiv që të ndihmon me fëmijët. Ne mendojmë se jemi më efektivë kur flasim. Por të dëgjosh pa kritikuar të ndihmon që të shohësh në brendësi të mendimeve të tyre. Patjetër që t’i nuk mund të vendosësh një kohë të caktuar për të dëgjuar, e adoleshentët zakonisht kërkojnë të komunikojnë në kohët më të papërshtatshme. Por ndalo dhe dëgjoji- një ditë do të jesh i lumtur që e ke bërë këtë.
Kur fëmijët e tu ishin të vegjël, ti i mbaje nga dora në mënyrë që ata të ishin të sigurt dhe ti t’u tregoje se ishe aty për ta. Gjatë viteve të adoleshencës, puna jote është që t’i ndihmosh të transferohen nga duart e tua për në duart e Perëndisë, sepse mënyra më e mirë për të jetuar për ta, është që duart e tyre t’i kenë tek duart e Perëndisë. Vetë Zoti thotë “ Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj” ( Isaia 41:13).
Tregoji fëmijës tënd adoleshent se ti ke besim se Zoti do t’i drejtojë ata, do t’i udhëheqë dhe do t’i disiplinojë- në mënyrë që jetët e tyre të jenë të ngjashme me të Tijën. E mbi të gjitha, asnjëherë mos nënvlerëso fuqinë e lutjes. Mbaj mend se Perëndia, i do ata më shumë se ty.
Ruth Bell Graham jep fjalë inkurajimi në lutjen e saj për prindërit, kur ajo shkruan,
Kujtoju atyre me dashuri, Perëndi,
se si edhe ti ke probleme me fëmijët e Tu gjithashtu.