Edhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që të mund të jemi paqebërës (shih Mateu 5:9). Paqja nuk do të vijë derisa të ketë pastërti. Pse? Sepse rruga e Perëndisë për paqen e përhershme është nëpërmjet pastërtisë, jo kompromisit. Konflikti nuk mund të zgjidhet  nëse e Vërteta nuk ekspozon mëkatin dhe na çon drejt drejtësisë. Vetëm atëherë mund të kemi paqe që zgjat.

Dhe oh, çfarë paqeje! Paqja e Perëndisë është paqe përtej çdo zgjuarsie;  e bollshme dhe me tepricë  në mënyrë që t’ua dhurojmë të tjerëve. Kjo do të thotë të jesh paqebërës—të jesh në gjendje të dhurosh paqen që kemi marrë tashmë.

Dikur,të gjithë ishim armiq të Perëndisë, në rebelim kundër Krijuesit tonë dhe vullnetit të Tij të përsosur, të shenjtë dhe të mirë. Por Jezusi na pajtoi me Perëndinë nëpërmjet gjakut të Tij të derdhur në kryq. Vetëm nëpërmjet atij gjaku kemi paqe me Perëndinë dhe paqen e Tij. Kur të përjetojmë një miqësi të tillë me Perëndinë dhe u japim nga paqja  e Tij njerëzve përreth nesh – kur bëhemi paqebërës – reflektojmë Atin tonë qiellor dhe tregojmë se jemi  fëmijët e Tij, bebja e syrit të Tij.

Lutje: Atë, ndërsa unë ndjek pastërtinë dhe drejtësinë, bëj që tu sjell paqe të vërtetë atyre që Ti i vure në rrugën time. Më ndihmo ti drejtoj drejt teje o At në mënyrë që të restaurojnë marrëdhënien me Ty dhe me njerëzit e tjerë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Lum ata që pėrpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.- Mateu 5:9

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI