Dua që të flas me gratë për një moment. A nuk e keni menduar ndonjëherë seriozisht, se fakti që jeni grua dhe jo burrë është pjesë e një plani të qartë të Perëndisë për ju? Nëse Zotit do t’i duhej që të kishte një tjetër burrë në këtë botë, ti do të kishe qenë një djalë, sepse lindin 104 bebe meshkuj për çdo 100 bebe femra. Por Perëndia planifikoi që ti të jesh grua. Jam këtu që të të inkurajoj, që të festosh faktin që je femër. Dikur kam pasur një fqinj që e kishte emrin Sydni- një emër djali, sepse babai i saj ishte i zhgënjyer, që ajo nuk ishte një djalë. Ajo u rrit me një imazh të ulët për veten e saj, sepse ajo e ndiente refuzimin e tij. Por nuk ka refuzim me Perëndinë. “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”, thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t`ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.” ( Jeremia 29:11)
Perëndia të ka dhënë një trup të mrekullueshëm, e plot forma. Pornografia ka vepruar në mënyrë të pandershme dhe na ka përdor ne grave, por ne erdhëm nga ajo çfarë Perëndia ka pikturuar në telajon e Tij që gjendet të Parajsë, për të qenë krijesa të dashura të Zotit, të bëra me dorën e Tij. Vlerësoje trupin tënd. Kujdesu për të duke u ushqyer mirë dhe duke bërë ushtrime. Shijoji veshjet e bukura dhe gjëra që kanë të bëjnë me feminilitetin.
Shumë pak kohë pasi ishim martuar, ne vizituam Parisin, në Francë. Unë kisha dëgjuar për prostitutat që endeshin rrugëve të këtij qyteti, por nuk isha e përgatitur të shihja se ato ishin disa nga femrat më të bukura aty- të veshura mirë, elegante, plot stil dhe ecnin me krenari. Në ato momente po mendoja, “ Nëse ato mund të duken ashtu, ndërkohë që bëjnë një jetesë të turpshme dhe të shëmtuar, unë mund ta mbaj veten time tërheqëse për burrin tim të mrekullueshëm, që më qëndron besnik dhe më do me gjithë zemër. “
Është e vërtetë se Perëndia nuk shikon pjesën e jashtme, por sheh zemrën, por pjesa tjetër e botës sheh ende atë çka duket së jashtmi. Ndaj, shijoje feminilitetin tënd- jo me ekstravagancë apo me egoizëm por me liri, për të qenë gjithçka që Zoti të krijoi të ishe.