Vendet perëndimore, kohët e fundit janë duke u përballur me epideminë e vetmisë. Studimet kanë treguar se të ndierit vetëm dhe izolimi social, janë të lidhura me riskun e vdekjes së parakohshme. Kjo është e barabartë me rrezikun që shkakton pirja e 15 cigareve në ditë dhe gjithashtu rrit rrezikun për obezitet. Vetmia sjell efekte shumë negative, duke përfshirë edhe probleme me shëndetin fizik dhe emocional, gjithashtu ajo mund të çojë në dhunë dhe në rritje të varësive.
Perëndia kërkon të bashkojë, djalli të përçajë e të izolojë.
Forcat e errësirës kërkojnë që të izolojnë njerëzit, në mënyrë që ata të dobësohen dhe të shkatërrohen, ndërsa Zoti Jezus, i lidh dhe i bashkon ata përmes dashurisë dhe hirit të Tij. Patjetër që është e rëndësishme që ne të kalojmë kohë vetëm me Perëndinë. Kjo nuk është e njëjta gjë me vetminë dhe izolimin. Por, në mbretërinë e Perëndisë rojtarët nuk qëndrojnë të izoluar dhe të veçuar nga njëri-tjetri. Së bashku jemi trupi i Krishtit, të bekuar dhe të thirrur, e një trup qëndron i bashkuar në mendje dhe Frymë.
Çfarë mund të bëjë gjithsecili prej nesh?
Perëndia na ka fuqizuar përmes Frymës së Shenjtë që të mund të arrijmë tek shumë njerëz që vuajnë nga vetmia dhe tu tregojmë atyre dashurinë, gëzimin, paqen, durimin, mirësinë, besnikërinë, butësinë e vetëkontrollin që ka Perëndia. Të gjitha këto ndihmojnë që të lehtësojmë dhembjen dhe të shërojnë thyerjen që vjen si pasojë ne vetmisë.
Forco marrëdhëniet në shtëpi
Jeta ndonjëherë është e vështirë dhe lidhjet duhet të nisin të forcohen që në shtëpi. Ne duhet të duam më përulësi dhe t’u shërbejmë anëtarëve të familjes. Gjithashtu duhet t’u lejojmë atyre që të na duan dhe të na shërbejnë. Merr kohën e duhur për të konsumuar një darkë së bashku, pyet sesi kanë shkuar gjërat gjatë ditës së tyre dhe dëgjo me kujdes. Pyet nëse kanë nevojë për lutje dhe nëse është e mundur lutuni për njëri-tjetrin, madje inkurajoni njëri-tjetrin me qëllim. Gjatë ditës shihni se si mund të jeni në shërbim të njëri-tjetrit, sepse shërbimi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj ndaj tyre.
Lidhu me Kishën Tënde
Shiko për njerëzit që duken vetëm, dhe nis të bësh një bisedë me ta. Bëj pyetje për të mësuar rreth interesave të tyre, pastaj përpiqu t’i lidhësh ata me të tjerë persona që kanë të njëjtat interesa. Perëndia gjithmonë na bekon me gëzim, sa herë që ndihmojmë njerëzit të lidhen më shumë me njëri tjetrin.
Fol me njerëz në komunitetin tënd
Shiko me kujdes për njerëzit që duken të vetmuar ose që injorohen shpesh . Në dyqanet dhe restorantet, vihet re me dhimbje se shpesh herë njerëzit trajtojnë punonjësit sikur të mos ekzistojnë. Përpiqu që ti shohësh në sy punonjësit, t’u buzëqeshësh, t’i përshëndesësh , dhe madje të mësosh emrat e tyre dhe diçka për ta. Disa mund të bëhen miqtë e tu të mirë dhe do duash t’i shohësh edhe më shpesh. Krijo lidhje me të forta në punë Vendet e punës ofrojnë mundësinë më të mirë për t’u lidhur me të atë që ndihet vetëm, sepse ne shpenzojmë shumë orë të ditës sonë aty. Studimet kanë treguar se dy të tretat e punëtorëve amerikanë nuk ndihen të lidhur me kolegët në punë dhe se kjo e dëmton entuziazmin e tyre dhe ka një efekt negativ në performancën e tyre. Merr kohë për të njohur këta njerëz dhe interesat e tyre jashtë punës, e më pas bisedo dhe forco marrëdhëniet me ta.
Duhet guxim për të ndërvepruar me të tjerët
Në lutjen e Gjonit 17, Jezusi tha se dashuria që tregojmë është një shenjë për njerëzit që Perëndia ekziston dhe se Ai i do ata. Me fjalë të tjera, kur i duam njerëzit, Perëndia shpesh u jep atyre një pjesë të imazhit të Vetes. Duhet përpjekje dhe nganjëherë guxim, për të komunikuar dhe për t’u përfshirë me të tjerët. Megjithatë, është ajo që Perëndia do që ne të bëjmë. T’i lutemi Perëndisë që të na drejtojë tek njerëzit, të cilët Ai dëshiron të ndikojmë. Ndërsa ne vazhdimisht duhet të mbajmë lidhjet me familjen, familjen tonë të kishës, e njerëzit në komunitet.