Dialogu ndërkulturor

Vendet  në të gjithë botën,  janë gjithmonë duke ndërvepruar   e njëri-tjetrin,  por kjo nuk do thotë që individët dhe shoqëritë jetojnë vërtetë së bashku. Këtë e tregojnë qartë  përjashtimet  që bën shoqëria  për  miliona njerëz që janë  të varfër. E njëjta gjë vlen edhe për gratë, të rinjtë, emigrantët dhe pakica të pa integruara. Është e vërtetë që  sot kemi  më shumë  informacion dhe më shumë akses në teknologji dhe materiale të ndryshme studimore , por duhet me të vërtetë urtësi për  të menaxhuar konfliktet,  për të zhdukur varfërinë, e për të bërë  të mundur që të gjithë të mësojnë të jetojnë në harmoni.

Në këtë peizazh global të turbulluar, ka një mesazh thelbësor që duhet ta mbajmë mend të gjithë :  paqja është më shumë se thjesht mungesa e luftës. Të jetosh në paqe, do të thotë të jetosh bashkërisht,  duke respektuar ndryshimet që ka gjithsecili, pavarësisht racës, gjinisë, gjuhës, besimit apo kulturës. Duhet të gëzojmë respekt për të drejtat e njeriut, mbi të cilat mbështetet bashkëjetesa.

Paqja nuk duhet marrë si e mirëqenë. Paqja është një proces i vazhdueshëm që kërkon vigjilencë dhe përfshirje aktive të gjithë individëve. Ajo është një zgjedhje që ne e bëjmë në çdo situatë, në çdo vendim të jetës së përditshme. Edhe  atëherë kur  përfshihemi në dialogë që ndërtojnë marrëdhënie  me individët e tjerë dhe komunitetin tonë. Është bërë më i rëndësishëm se kurrë promovimi i vlerave,  qëndrimeve dhe sjelljeve që favorizojnë dialogun  në mes të kulturave të ndryshme, e  që  përjashtojnë  dhunën verbale, emocionale dhe atë fizike.

Shoqëritë ndryshojnë me ritme të shpejta, ndaj është thelbësore që të kemi një ndërveprim harmonik midis njerëzve dhe grupeve me identitete kulturore të ndryshme. Njerëzit duhet të jenë të gatshëm që të jetojnë së bashku. Nevojiten politika të cilat sigurojnë përfshirjen e të gjithë individëve,  në mënyrë që të garantohet ndërveprimi shoqëror, gjallëria e shoqërisë civile dhe paqja. Shoqëritë tona, po ndryshojnë me  hapa marramendëse, e pranimi i shumëllojshmërisë kulturore ndihmon shkëmbimin kulturor mes njerëzve dhe grupeve të ndryshëm.

Sot, për të pasur paqe, duhen më shumë investime reale dhe  udhëheqës  me vizion. Nevojiten vlera te forta  edukimi, kërkim i vazhdueshëm studimor për trendet e  reja të shoqërisë e për zhvillimin e saj përmes medias. Zhvillimi i arsimimit dhe shkencës, pasurimi i krijimtarisë, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe një media e  orientuar drejt paqes, është një kontribut që mund të ngelet i qëndrueshëm.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI