A të duket torturë periudha e kupës së botërorit, sepse të duhet të kalosh kohë vetëm? Mos lejo që kjo të vjedhë gëzimin tënd dhe dëshirën për t’u argëtuar. Kupa e Botërorit ka nisur në datën 14 Qershor. Nëse partneri yt është i pasionuar pas sportit, gjasat janë që do të gozhdohet përpara ekranit për javët që pasojnë. Gjatë kësaj periudhe vështirë se do të gjendet hapësirë për të kaluar një kohë cilësore së bashku. Por, në vend që të grindeni vazhdimisht, mund të provoni disa mënyra të tjera. Të shpresojmë që do të funksionojnë.
Zhvillo interes për sportin
Kjo mund të jetë koha më e përshtatshme për të krijuar një lidhje të fortë me partnerin, duke i treguar atij interes për gjërat që ai do dhe ka pasion. E ku ka mundësi më të mirë për ta bërë këtë se përgjatë kampionatit Botëror?
Shoqëro partnerin tënd në një vend ku ndiqen ndeshje
Nuk ka asgjë më argëtuese se njerëzit që mblidhen në një vend, e që kalojnë një kohë të mirë me njëri-tjetrin. Veç kësaj ka gjithmonë gëzim kur ata brohorasin dhe mbështesin për skuadrën e tyre të zemrës. Ndaj bashkohu me ta, e argëtohu.
Tako një mik, ose provo të përgatisësh një recetë të re.
Nëse vërtetë e ke të pamundur ta imagjinosh veten përballë ekranit duke ndjekur futboll, përse mos ta përdorësh këtë kohë për t’u lidhur më shumë me miqtë e tu, me fëmijët, pse jo edhe me nënën e bashkëshortit tënd?
Kalo kohë me veten
Të qëndrosh për pak kohë vetëm, mund të ketë përfitime të mëdha. Kjo do të ndihmonte në rritjen e mirëqenies tënde fizike dhe shpirtërore.