E vërteta që ju bën të lirë!

Çelësi për të qënë i lirë nga mëkati është rinovimi i mendjes me Fjalën e Perëndisë.

Gjoni 8:12-34

Farisenjtë e refuzuan Jezusin edhe pse Ai po thoshte të vërtetën. Por të njerëzit e tjerë e dëgjuan dhe besuan, siç e shohim në pasazhin e sotëm. Zoti u tha atyre: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”(Gjoni 8: 31-32). Megjithatë, shumë njerëz menduan se Ai po u ofronte liri nga shtypja politike romake apo edhe nga të gjitha problemet e kësaj jete. Por kjo nuk është aspak ajo që donte të thoshte Jezusi. Ai po ofronte lirinë nga mëkati.

Kur besojmë të vërtetën e ungjillit dhe i drejtohemi Shpëtimtarit për shpëtim, çlirohemi nga dënimi i mëkatit, që është dënimi i përjetshëm. Por a e dini se e vërteta e Perëndisë gjithashtu na çliron nga fuqia e mëkatit edhe tani? Edhe pse do të vazhdojmë të luftojmë me tundimin edhe  pasi jemi shpëtuar, në ne jeton forca e Krishtit për t’i rezistuar dhe për ta mposhtur atë.

A ndiheni robër të dëshirave tuaja mëkatare? Siç tha Jezusi, qëndrimi në Fjalën e Perëndisë është çelësi i lirisë së vërtetë. Mbusheni mendjen tuaj me të vërtetën e Tij dhe mëkati do ta humbasë fuqinë e tij mbi ju – sot dhe në përjetësi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI