2 mënyra për të çrrënjosur hidhërimin dhe për të jetuar në liri!

Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t’jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ua falë juve gabimet tuaja.– Mateu 6:14-15

Të gjithë bëjmë gabime në këtë jetë dhe sigurisht që e kemi përjetuar, se sa e vështirë është që të falësh.

Kur dishepujt e pyetën Jezusin se si të luteshin, Ai u mësoi atyre një lutje të thjeshtë për t’i kërkuar Atit tonë Qiellor planin e Tij të përsosur, sigurimin për nevojat tona të përditshme dhe ndihmë për të mos u tunduar. Por një ndër pjesët më të rëndësishme të kësaj lutjeje ishte pjesa e kërkimit të ndihmës për të falur të tjerët ashtu siç ne vetë jemi falur. Jezusi u lut: “Atë… na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë” (Luka 11:4). Jezusi e dinte se falja duhej të ishte pjesë e përditshmërisë sonë sepse jemi njerëz të papërsosur dhe mund të lëndohemi në botën ku jetojmë.

Ai e ndërpreu marrëveshjen me partnerin e tij të biznesit sepse ai e kishte mashtruar atë. Nuk mund të qetësohej! Me kalimin e kohës, zemërimi ndaj tradhëtisë së atij partneri, u kthye në hidhërim. Dhe, çfarë bëri ai? Ashtu si dikush që ka një plagë të infektuar shkon tek doktori, ashtu dhe ne duhet të shkojmë tek Jezusi, shëruesi i zemrave tona. I cili na jep dy opsione për betejën kundër hidhërimit. Së pari, Jezusi na kërkon që t’i falim ata, jo sepse e meritojnë, por sepse ashtu si Perëndia na ka falur ashtu edhe ne duhet të falim. Së dyti, Jezusi na kërkon që të lutemi dhe të bekojmë armiqtë tanë.

Ndoshta kjo kurë është e dhimbshme, ashtu siç dhemb plaga e infektuar kur doktori e pastron me dezinfektues. Por është mënyra më e mirë për të pastruar infeksionin nga zemrat tona të plagosura, në mënyrë që falja e Perëndisë të sjellë shërim. Ndërsa lutemi për armiqtë tanë, ne hyjmë në kremtimin e faljes së Tij. Është diçka që vetëm Perëndia mund ta bëjë dhe lutja i jep akses për të punuar në zemrat tona.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI