E qeshura është ilaçi më i mirë

1.Përse ndihemi mirë kur qeshim?

E qeshura të jep një energji natyrale, pasi çliron hormone që të bëjnë të ndihesh mirë, duke përfshirë dopaminën dhe endorfinën. E qeshura shkakton edhe një ndjesi që është e ngjashme  kur bën një vrap të këndshëm.

2. Përse qeshim më shumë kur jemi me të tjerë?

E qeshura nuk është e lidhur gjithmonë me shakatë dhe humorin. Njerëzit ndonjëherë qeshin edhe kur nuk ka asgjë për të qeshur. Shkencëtarët thonë se ne e përdorim atë për t’u lidhur me të tjerët ose për të treguar se i kuptojmë. Ja një fakt për të qeshur: ka 30% mundësi më shumë që të qeshësh kur je me të tjerë se sa kur je vetëm.

3.Sa kalori djegim në 15 minuta të qeshura?

Kërkuesit kanë zbuluar se e qeshura rrit rrahjet e zemrës me 10 deri 20%. Nëse qesh për 15 min cdo ditë, largon 2 kile në vit.

4.Si i bën mirë e qeshura zemrës?

Shkencëtarët mendojnë kur qeshim  çlirojmë endorfinën, që lidhet me receptorët në enët e gjakut. Kjo i bën ata të çlirojnë oksid nitrik, i cili zgjeron arteriet. Arteriet e çliruara janë më fleksibile dhe më të gjera, kështu që gjaku rrjedh më lirisht.

5.E qeshura lehtëson dhimbjen

Ajo çliron substanca që quhen endorfina që mund të të ndihmojnë të përballosh dhimbjen më mirë. Kjo ndihmon veçanërisht për të rriturit që kanë dhimbje kronike. Në një studim u ndoqën dy grupe të moshuarish, njërit iu bë terapi humori, dhe tjetrit jo. Grupit të humorit ju tregua batuta dhe histori për të qeshur, një orë në javë. Pas 8 javësh, ata thanë se kishin më pak dhimbje se sa ata që nuk e bën terapinë.

6.E qeshura redukton stresin dhe depresionin

Kërkuesit tregojnë që një e qeshur e mirë ul nivelin e hormoneve të stresit si kortizoli dhe epinefrina dhe rrit serotoninën, një substancë që ndihmon në luftimin e depresionit.

7.E qeshura është ngjitëse

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit mund të kenë një detektor të qeshure, të vendosur në tru, i ngjashëm me një qark  që i përgjigjet vetëm të qeshurës. Sapo e dëgjon të qeshurën, ndizet ky lloj “gjeneratori” , kështu që fillon edhe ti të qeshësh gjithashtu.

8.E qeshura dhe bebet

E qeshura, buzëqeshja, dhe kilikosja janë një mënyrë e mirë për prindërit që të lidhen me fëmijët e tyre. Ata njohin kështu  njëri – tjetrin, dhe bebet mësojnë gjithçka rreth të qeshurës duke parë dhe duke u përgjigjur.

 

 

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI