7 këngë që duhet të këndoni për Pashkë

Pashka po afron dhe shumë nga ne po kërkojnë për ato këngë të reja që shpallin me fuqi ringjalljen e Jezusit. Çdo vit në këtë stinë, publikohen një sërë himnesh adhurimi me qëllimin që të prekin zemrën e kishës.

Përgjatë viteve kemi kënduar këngë si:  “Revelation Song,” “Forever (We Sing Hallelujah)”, “The Stand” dhe “Death Was Arrested”. Po për vitin 2018? Cilat janë ato këngë triumfuese që flasin për dashurinë e fuqishme të Jezusit?

Shtatë këngët e listuara më poshtë janë këngë që duhen kënduar këtë pashkë. Këto janë këngë që ju shtyjnë të reflektoni ndërsa mendoni për atë që Jezusi ka bërë për ju!

1. “Gozhduar në kryq” nga Rend Collective
Nuk mund të fokusoheni në ringjalljen e Jezusit pa kujtuar fillimisht se sa kushtoi ky triumf. Në albumin e tyre të fundit, Good News (Lajmi i mirë), Rend Collective kanë shkruar një himn modern me vargje të bukura dhe të thella: “Kur turpi, dyshimet të jenë mbi mua, si shigjetat e armikut. Do të vrapoj sërish drejt Kalvarit, në atë kodër ku u mposht ferri, tek Fortesa dhe fitorja ime.”

2.“Kryqi ka fjalën e fundit” nga Cody Carnes
Me të njëjtin mesazh, Cody Carnes publikoi një këngë që tregon se si vdekja dhe ringjallja e Jezusit është momenti më i rëndësishëm në historinë e botës, ashtu siç dhe i historive tona.  “I ligu mund të përgatisë betejën më të fuqishme, por kryqi ka fjalën e fundit,” Kjo është një deklaratë kyçe në kohë trazirash. Ju mund ta keni dëgjuar këtë këngë të kënduar nga Newsboys në bashkëpunimin e tyre të fundit me vokalistin e dikurshëm të grupit,  Peter Furler.

3. “Fitorja Ime” nga We Are Messengers
Kjo këngë është dëgjuar më shumë se të tjerat, kjo falë versionit Croëder realizoi të kësaj kënge në albumin  e tij American Prodigal në 2016. Kënga tingëllon ndryshe kur e dëgjon nga bashkautori, Darren Mulligan i grupit We Are Messengers. Grupi i tij publikoi këtë këngë si pjesë e projektit të tyre të fundit, një përmbledhje këngësh për ndikimin e Pashkës. Kënga thotë: “Dashuria u gjakos për mua. Vdekja jote mposhti ferrin. Kryqi i bërë për të vrarë është fitorja ime!” 

4. “Lavdi Mbretit Jezus” nga Jeremy Riddle
Artisti i adhurimit, Jeremy Riddle ka krijuar tashmë disa nga këngët më të dashura të kishës, si bashkautori i këngës, “This is Amazing Grace” me Phil Wickham, “Fall Afresh,” dhe kohë më parë, “Sweetly Broken.” Në projektin e tij të fundit si solist, More, Riddle prezanton këngën “All Hail King Jesus,” një këngë që ritregon historinë nga e Premtja e Mirë tek Pashka dhe që përmban vargjet poetike: “Ishte një çast ku qielli ndriçoi. Një rreze drite depërtoi / Kur gjithçka humbi Ai depërtoi përjetësinë / Mbreti i jetës po vepronte.”    

5. “Shpresa ka një emër” nga River Valley Worship
River Valley Worship është një grup më pak i njohur nga të tjerët që përmendëm në këtë listë. Ata kanë një tingull rinor në muzikën e tyre që I shërben shumë brezave.  Kjo këngë është si një himn modern, i luajtur në piano. Vargjet e saj thonë: “Shpresa ka një emër / Quhet Jezus!” Një tjetër tregim i vdekjes dhe ringjalljes.

6. “Lavdëro Mbretin” nga Corey Voss
“Ka një arsye pse mallkimi i mëkatit është thyer/ Ka një arsye pse errësira i largohet dritës/ Ka një arsye pse qëndrojmë këtu të falur / Jezusi është gjallë!” Këto vargje që fillojnë me ‘Ka një arsye’ gjithmonë marrin përgjigjen e rëndësishme se Jezusi është gjallë. Kjo është një këngë fitoreje e vdekjes që u mposht, e mëkatit që u fshi, dhe një këngë e lehtë për tu kënduar me zë të lartë.

7. “Dashuri e Pamatur” nga Cory Asbury
Fakti që artistë si Michael W. Smith, Passion, Israel Houghton, Shane & Shane, Mike Lee dhe të tjerë tashmë kanë publikuar versione të kësaj kënge, që është publikuar në fund të Janarit, tregon tashmë fuqinë e saj dhe se si ajo spikat mes këngëve të adhurimit të vitit 2018.  Cory Asbury, pjesë e skuadrës së Bethel Music Collective, fillimisht pa këtë këngë të arrinte sukses nga një performancë live në shërbesën e adhurimit të kishës Bethel dhe më pas e shpërndau.  Vargjet këndojnë për një Perëndi që nuk ndalet para asgjëje për të na arritur me dashurinë e tij: “Nuk ka mur që ti nuk do të rrëzosh, gënjeshtër që nuk do të rrëzosh për të më ndjekur. Dashuria e pafund, e pamatur e Perëndisë, më ndjek e lufton deri sa të më gjej.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI