Në versionin film të Borëbardhës, bukuroshja e re angazhohet me atë që zemra e çdo vajze dëshiron. Një ditë princi im do të vijë, një ditë do e gjej dashurinë time dhe sa mbresëlënës ka për të qenë ai moment, kur princi i ëndrrave të mia të vijë tek unë . . . . Por si e gjen ajo dashurinë e jetës së saj? Po princi si e gjen dashurinë e jetës së tij? Në përrallë, për të dy ata, kjo është një lojë pritjeje.
Nëse ti je duke luajtur lojën e pritjes, atëherë ki durim. Prit për zgjedhjen e Perëndisë për një të dashur, i cili sipas planit të Perëndisë, mund të bëhet partneri yt.
Tek Psalmi 38:15 Fjala e Zotit thotë: Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të më përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
Udhëzime për pritjen
- Cakto bindjet e tua, shkruajini ato bindje e vëri në një vend shumë të dukshëm.
- Tregojua ato bindje të tjerëve, të cilët do të të kërkojnë llogari për qëndrimin besnik ndaj tyre
- Zhvillo miqësi me ata që kanë të njëjtat bindje morale, e jo me ata që rendin pas marrëdhënieve seksuale.
- Zgjidh miq të mirë, të cilët do ndajnë të njëjtat bindje me ju.
- Qëndro larg aktiviteteve, të cilat do të komprometojnë bindjet e tua.
- Shmang fillimin e takimeve me njerëz të cilët merren me thashetheme, nuk do të kalojë shumë e ata do të bëjnë thashetheme edhe për ty.
- Praktiko t’u thuash jo të tjerëve, në mënyrë që t’i thuash po Perëndisë.
“Unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t`u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t`u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.” (Galatasve 1:10)
Vënia e pastërtisë si prioritet në takimet mes të dashuruarve
- Në takimet e tua, bëje prioritet standardin e Perëndisë për pastërti. (Hebrenjeve 13:4)
- Kërkoji vetes llogari për mënyrën se si e trajton trupin e personit me të cilin/cilën takohesh. (1 Thesalonikasve 4:6)
- Pendohu e ripërkushtoju pastërtisë seksuale nëse këto standarde shkelen. (1 Thesalonikasve 4:3–4)
- Përmbush qëllime që janë të pëlqyeshme për Perëndinë. (2 Korintasve 5:9–10)
- Ki motive të pastra për të dalë në një takim dashurie.
- Beso në kohën që Perëndia ka caktuar. (Zanafilla 29:20)
- Kërkoi Perëndisë të drejtën për të njohur personin e duhur dhe për t’u martuar. (Mateu 6:33)
Modelet shkatërrimtare të takimeve
- Takime për arsyet e gabuara
- Nënshtrim ndaj trysnisë së shoqërisë
- Maska mashtruese
- Braktisje e standardeve personale
- Shtrembërim i konceptit të dashurisë
- Zhvillim i papërshtatshëm i veprimtarisë seksuale
- Ndryshim i standardeve morale
- Mosbindje ndaj strukturave të autoritetit
- Devijimi nga rendi progresiv i caktuar nga Perëndia
- Varësi nga personi me të cilin takohesh, për gjetjen e identitetit tënd personal
“Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.”(Fjalët e Urta 27:12))