Dorëzimi për një jetë në paqe!

Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.“- Mateu 16 : 25

Sa herë i kërkojmë Perëndisë të na i bëjë gjërat më të lehta dhe të na lejojë të marrim të gjitha vendimet kryesore vetë? Fatmirësisht, Zoti zakonisht nuk u përgjigjet këtyre lutjeve. “Kur zgjedhim të marrim kontrollin, ne zgjedhim të kontrollohemi nga diçka tjetër por jo nga Zoti,” thotë Cynthia Heald. “Edhe pse duket e sigurt dhe logjike të jesh në krye të jetës tënde, do të kthehet në një përgjegjësi të rëndë.”

Tendenca jonë është t’a shkruajmë vetë  fatin tonë dhe të njerëzve tanë të dashur. Tek Zanafilla, një grua e quajtur Rebeka u fiksua pas orkestrimit të jetës së djalit të saj, Jakobit, pavarësisht se kishte përjetuar  planin e Perëndisë për jetën e vet. Ajo hartoi një plan se si tëmashtronte  bashkëshortin e saj Isakun dhe  t’i jepte Jakobit trashëgiminë familjare që i përkiste djalit  tjetër. Rebeka pati sukses në planin e saj, por mashtrimi rrënoi jetën e djalit tjetër të saj.

Planet tona për të “ndihmuar” të tjerët mund të jenë manipuluese. Nuk mund të kontrollojmë çdo hallkë të planit. Të mësosh të dorëzosh të ardhmen është proces, por siç na këshillon Corrie ten Boom: “Asgjë mos e mbani fort  në duart tuaja , sepse do ju  dhembë kur Zoti do ju hap gishtat.”  Dorëzimi ndaj Perëndisë sjell një lehtësi dhe paqe që zakonisht na mungon kur i planifikojmë vetë gjërat tona. Çfarë lehtësimi është t’ia lëmë Atij përgjegjësinë e kontrollit si për jetën tonë ashtu edhe për jetën e atyre që duam!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI