Dëshmia e profecisë së përmbushur!

Bibla është një libër i veçantë sepse është i mbushur me fjalët e Perëndisë, jo thjesht me mençurinë e qenieve njerëzore. A është çudi, pra, që Bibla është e mbushur me profeci, shumë prej të cilave tashmë janë realizuar dhe pohojnë besueshmërinë e Shkrimit?

Në librin e Zanafillës, Perëndia i tha Abrahamit: “Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet. (Zanafilla 15:13). Merreni me mend sa kohë  qëndruan izraelitët në Egjipt. Katërqind vjet, ashtu siç deklaroi Zoti.

Më pas Danieli, interpretoi një ëndërr që përshkruante pesëqind vitet e ardhshme. Danieli madje pa ngritjen e Perandorisë Romake. Dhe pastaj, në vegimin e tij, Danieli pa një gur të madh – një gur i paprerë nga dora e njeriut – dhe ky gur erdhi dhe shkatërroi të gjitha perandoritë e mëparshme. Ky gur u rrit, u rrit dhe mbushi gjithë tokën. Ai e pa Mbretërinë e Perëndisë qindra vjet përpara se Jezusi të shpallte ardhjen e tij (shihni Danieli 9:25-27). Sot, Mbretëria e Perëndisë vazhdon të përhapet në mbarë botën ndërsa misionarët e çojnë Lajmin e Mirë të shpëtimit në skajet e tokës – sepse Mbretëria e Tij është fitimtare dhe e përjetshme.

Danieli pati një pamje të gjerë të së ardhmes, por shumë të tjerë panë detaje të jetës dhe shërbesës së Jezusit—kulmi i të gjitha profecive. Ka shumë pasazhe për Jezusin që erdhi nga qielli, vdiq në kryq, u ringjall dhe u ngjit në lavdi, por ka katër pasazhe të detajuara (përveç profecisë së Danielit) që u përmbushën me një saktësi dhe qartësi të tillë, saqë janë dëshmi e padiskutueshme për besueshmërinë e Shkrimit: Mikea 5:2 përshkruan vendlindjen e Jezusit në Betlehem; Jeremia 23:5-6 na thotë se Mesia do të vijë nga linja mbretërore e Davidit; Isaia 53 përshkruan vuajtjet e tmerrshme të Jezusit të Premten e Madhe; Psalmi 16:8-11 flet për ringjalljen e Tij. Për më tepër, ka njëzet profeci të Dhiatës së Vjetër për Jezusin që të gjitha u përmbushën në një periudhë të vetme njëzet e katër orëshe!

Pavarësisht se sa herë janë vërtetuar profecitë e Biblës, do të ketë ende nga ata që refuzojnë të besojnë se mund t’u besohen Shkrimeve. Ata argumentojnë se dikush duhet të ketë ndryshuar shkrimet e mëparshme profetike që të përputhen me përmbushjen pasi ngjarjet kishin ndodhur – por a e keni idenë se sa qesharake është kjo? Shkrimet biblike janë ndër tekstet më të nderuara, më të kopjuara me kujdes dhe më të studiuara të botës së lashtë. Edhe nëse një skemë e tillë do të ishte e mundur, ajo nuk do të lejohej kurrë të ndodhte.

Miq, profecitë e Biblës na çojnë në përfundimin se: Perëndia është Autori i Shkrimit dhe Ai është Autori i historisë. Ai e di fundin që nga fillimi dhe Atij mund t’i besohet. Ai bën atë që thotë se do të bëjë. Gjithmonë.

Lutje: Atë, jam i mrekulluar nga zbulesa jote e dashur për ne në Fjalën Tënde. Faleminderit për dhuratën e profecive për të forcuar besimin tonë në Shkrim dhe për të na dhënë shpresë të sigurt në përmbushjen e premtimeve  të Tua për të ardhmen tonë. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

” Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë. ” (2 Pjetrit 1:21).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI