Isaia 10:4. “Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.”

Është interesante. Në fillim në kapitullin 9 dhe tani në kapitullin 10 këtë refren e shohim katër herë. Ne shohim natyrën mëkatare të popullit të Perëndisë. Shohim një mungesë vullneti për t’ju larguar mëkatit, një mungesë vullneti për t’u penduar, gjë që na sjell te ky refren vazhdimisht e vazhdimisht. “Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.”

Pjesa befasuese është që, populli i Perëndisë në këtë pikë po përjeton gjithfarë shkatërrimesh dhe rrënimi në shoqëri. Ata i shohin pasojat e mëkatit dhe prapë nuk largohen prej tij. Si rezultat i moslargimit të tyre nga mëkati, zemërimi i Perëndisë nuk do të qetësohet dhe dora e Tij gjykuese do të qëndrojë e shtrirë mbi ta.

Realiteti i qartë pas këtij pasazhi është që njerëzit duhet të pendohen. Ata duhet të kthehen te Perëndia, por nuk po e bëjnë këtë. Ata nuk po pendohen. Unë mendoj për jetën time. Mendoj për ato raste kur kam qenë i ngadaltë në pendim, ose kur kam vazhduar në mëkat herë pas here. Kam qëndruar në mëkat dhe nuk jam larguar prej tij. Është sikur kam jetuar me pasojat e mëkatit dhe pranë kam vazhduar në të. Sa marrëzi! Dhe prapë prirem drejt kësaj marrëzie. Besoj se edhe ju kështu jeni.

Ndaj unë dua t’ju inkurajoj, bazuar te ky pasazh, që t’i largoheni mëkatit, t’i arratiseni mëkatit në jetë, mëkatit me të cilin bashkëjetojmë, mëkatit me të cilin gjejmë rehati, mëkatit thuajse të justifikuar me gjithfarë arsyesh. Perëndia na ndihmoftë! Le të lutemi:

Perëndi, na ndihmo të pendohemi. Perëndi, na trego sot çdo fushë në jetën tonë ku kemi nevojë për pendim, ku Ti nuk do që zemërimi Yt apo pasojat e mëkatit të vazhdojnë mbi ne. Ne nuk duam që dora Jote gjykuese dhe pasojat e mëkatit të qëndrojnë të shtrira mbi ne. Perëndi, ne duam të jemi të lirë nga mëkati, nga ndikimi i tij, nga pasojat e tij vdekjeprurëse dhe shkatërruese.

Ndaj, na ndihmo të largohemi nga mëkati. Ne të lavdërojmë për hirin Tënd që na lejon të pendohemi për mëkatin, ndaj na ndihmo të përfitojmë plotësisht nga ky hir. Na ndihmo sot që të pendohemi, që të largohemi nga mëkati, dhe ndërsa e bëjmë këtë, Perëndi, na jep hirin Tënd, na trego hirin Tënd, jo vetëm për faljen e mëkateve, por edhe për të na ruajtur që të mos kthehemi sërish në ato mëkate. Të lutem, Perëndi, na ndihmo të jetojmë një jetë me pendim. Në emrin e Jezusit të lutemi dhe të përgjërohemi. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI