David Platt lutet për Presidentin Trump pasi ai shfaqet papritur në kishë

Presidenti Donald Trump bëri një vizitë të shpejtë të paparalajmëruar në Kishën McLean Bible, të dielën në mëngjes ku  Pastori David Platt u lut për të.

“Perëndi, ne të lavdërojmë ty si i vetmi mbret universal mbi gjithçka,” u lut Platt me një dorë që mbante një Bibël të hapur dhe dora tjetër ishte në shpinën e Trump. “Ti je udhëheqësi dhe Zoti ynë e ne të adhurojmë. Ka vetëm një Perëndi dhe shpëtimtar e ai je Ti. Emri Yt është Jezus dhe ne të lartësojmë Ty Jezus.

“Dhe ne e dimë që kemi nevojë për mëshirën tënde. Ne kemi nevojë për hirin tënd, kemi nevojë për ndihmën Tënde, ne kemi nevojë për urtësinë tënde në vendin tonë. Kështu që tani qëndrojmë, në emër të presidentit tonë, dhe lutemi për hirin tënd, mëshirën tënde dhe urtësinë tënde në të.

“Perëndi, ne lutemi që ai ta dijë se sa shumë e do. Aq shumë sa dërgove Jezusin që të vdiste për mëkatet e tij, për mëkatet tona, kështu që ne lutemi që ai të shoh tek ty. Që ai të të besojë ty. Që ai të mbështetet tek Ty. Që ai të qeverisë dhe të marrë vendime në mënyrë të drejtë, të ndershme, të paanshme, në çdo mënyrë të mira.

“Zot ne lutemi, që Ti do ti japësh atij gjithë hirin për të cilin ka nevojë për të qeverisur në mënyrat që i shohim te 1 Timoteut, kapitulli 2, që do të çojnë në jetë të paqta dhe të qeta, të perëndishme dhe të denja në çdo formë.

“Perëndi, ne lutemi për bekimin tënd, në këtë mënyrë, mbi familjen ë tij. Ne lutemi që do tu japësh fuqi, ne lutemi që do tu japësh kthjelltësi, urtësi.

“Urtësia, Frika e zotit është fillimi i urtësisë. Të marrët i përçmojnë urtësinë dhe mësimin. Të lutem, Perëndi, jepi urtësi. Dhe ndihmoje të drejtojë vendin tonë, bashke me udhëheqësit e tjerë.

“Ne lutemi sot për udhëheqësit e Kongresit. Ne lutemi për udhëheqësit e gjykatave. Ne lutemi për udhëheqësit në nivele kombëtare dhe shtetërore.

“Të lutem, Perëndi, na ndihmo të shohim tek Ty. Na ndihmo të besojmë Fjalën Tënde. Na ndihmo të kërkojmë urtësisë Tënde dhe të jetojmë duke reflektuar dashurinë dhe hirin tënd, drejtësinë dhe ndershmërinë tënde. Ne lutemi për bekimet e tua mbi presidentin tonë deri në fund. Në emrin e Jezusit në lutemi. Amen.”

Trump u largua pa mbajtur një fjalim dhe tha vetëm “faleminderit“ ndërsa përshëndeti audiencën që po duartrokiste kur u largua nga skena.

Një video e lutje u postua në Bloomberg.

E diela ishte gjithashtu “dita e veçantë e lutjes për Presidentin,” e udhëhequr nga ungjillori Franklin Graham, por të dyja këto ngjarje nuk u dukën se patën lidhje me njëra – tjetrën.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump vizitoi McLean Bible “që të vizitonte pastorin dhe të lutej për viktimat dhe komunitetin e plazhit Virxhinia,” sipas The Hill.

Një person i armatosur vrau 12 kolegë në plazhin e Virxhinias të Premten.

Përveçse pastor, David Platt është edhe autori i programin Lutu Përmes Fjalës. Ky program vjen për ju në Radio 7, çdo ditë në orën 07:30 dhe 19:30.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI