Të gjithë duan të jenë optimistë. Të jesh i tillë është pjesërisht në dorën tënde e pjesërisht në dorën e rrethanave dhe rrjedhës së jetës. Më poshtë mund të lexosh renditjen e njerëzve më optimist dhe të shohësh nëse ke ndonjë gjë në dorë për të ndryshuar perspektivën e të parit të gjërave.
60-70 vjeçarët.
60-70 vjeçarët janë me optimiste. Raportet tregojnë që ka më shume shanse që kjo grupmoshë të jetë më optimiste sesa 18-30 vjeçarët. Ata kanë kaluar shumë sfida dhe mund të përballojnë pothuaj çdo gjë në jetë.
Te diplomuarit.
82% e të rriturve që kanë një diplomë bachelor ose më lart, kanë më shumë shanse të jenë optimistë. Kjo sepse kanë më shumë shanse të gjejnë një punë.
Ata që bëjnë ushtrime rregullisht.
Njerëzit që bëjnë të paktën 1 herë në javë ecje apo ushtrime janë më optimist. Ndoshta ngaqë ushtrimet na ndihmojnë të shkarkojmë stresin dhe të rifreskojmë mendjen.
Medituesit.
Ata që gjejnë kohë të meditojnë janë 10 % më optimistë se të tjerët.
Ata qe nuk janë te ngjitur me ekranin.
Personat që gjejnë kohë të shkëpusin sytë nga ekrani i TV dhe telefonit kanë më shumë shanse të jenë optimistë.
Ata që kanë kafshë shtëpiake.
Zotëruesit e qenve janë 4% më optimistë se zotëruesit e maceve.
Të socializuarit.
Pra ata që shpenzojnë kohë me miqtë dhe familjarët. 90 % e njerëzve socialë shprehen se koha me miqtë dhe familjen është hobi i tyre i preferuar.