Cilësitë e një gruaje të perëndishme

Një grua e perëndishme është një grua e përkushtuar.Një grua e tillë është e paçmueshme – vlera e saj është shumë më e madhe se ajo e margaritarëve, thuhet në Fjalën e Zotit. Burri që gjen një grua të tillë në të vërtetë nuk e meriton një nderim të tillë, ndërkohë që Perëndia derdh mbi të një bekim që vetëm pak do ta gjejnë.
Autorja shqiptare Lirika Davis, nga Monako përmes një lidhje Skype për TV7 Albania tregon përpjekjet që duhen bërë për t”u cilësuar një grua e perëndishme.
Ajo e nis intervistën duke marrë shkas nga realiteti dhe epoka në të cilën jetojmë. Një paradoks i madh ky, sipas saj, pasi vlera e gruas/nënës ulet dhe ngrihet në një trajektore të lëvizshmne. “Çdo epokë e historisë ka sjellë ulje dhe ngritje të figurës së gruas. Nëse vlera jonë varet nga kultura dhe shoqëria, atëhere kjo do të jetë një barometër i lëvizshëm gjithmonë. Nëse vlerën tonë e gjejmë tek Zoti, kjo do të jetë një barometër konstant dhe vlerë që nuk do të lëvizë më valët e shoqërisë, kulturës, modës, mbi mënyrën sesi duhet të jetë një grua. Nëse sytë tanë janë tek njerëzit, kultura do të ketë paqëndrueshme ndërsa nëse sytë janë të drejtuar të Zoti, çdo gjë do të jetë e qëndrueshme”.
Lirika Davis thotë se tre janë tiparet më të dukshme të një gruaje të perëndishme. “Në të gjitha ato gra që kam takuar, ajo që i ka diferencuar nga të tjerat është përulja. Përulja është ajo vlerë e grave që gjithmonë të bën të mirëpritur, gra që të ftojnë në bashkësitë e tyre, mënyra sesi duan, jo vetëm burrin/familjen e tyre por njerëzit e tjerë tregon shumë mbi to. Përkushtimi ndaj Zotit mbetet i pari. Të shkuarit në kishë për një takim lutje apo takim grash, nuk na bën ne të krishterë. Të krishterë na bën marrëdhënie me Zotin. Marrëdhënia me Zotin, si me çdo marrëdhënie tjetër, nëse nuk zhvillohet dhe nuk është e devotshme mbetet një zakon. Një grua e devotshme mban marrëdhenien me Zotin si një konstante në jetën e saj. Kjo do të thotë shumë mbi mënyrën sesi e ndërtojmë jetën, bëjmë gjëra të vogla apo të mëdha ditore. Kjo është mënyra sesi e jetojmë jetën që në qendër ka Zotin. Janë detajet ato që tregojnë mbi devotshmërinë, jo takimet apo evenimentet”, thekson Davis.
Sipas saj, gruaja është shtylla e familjes dhe shoqërisë. “Në kohën ku jetojmë, nëse je një grua që qëndron në shtëpi dhe në kohën tëndë të lirë bën punë vullnetare ose shërbesë , nuk vlerësohesh shumë nga shoqëria. Mendoj se sipas statistikave të ndryshme dhe shkenca, ne shohim që roli i nënës dhe gruas është nga më të rëndësishmet në shoqëri. Gruaja është “ngjitësi” që mban një familje bashkë. Edhe burri ka rolin e vet por mendoj se nuk ka rol si gruaja për një martesë dhe familje të shëndetshme. Po lexoja para disa ditësh, një raport të publikuar në një revistë ku thuhej se gjithmonë fëmijët që rriten nga një nënë e baba i devotshëm, shihen si familje tradicionale. Këto familje investojnë shumë në edukim, shkollim dhe janë aset për shoqërinë. Ndaj theksoj se rolin e gruas nuk e zëvëndëson asnjë lloj pozicioni. Gruaja është shtylla kryesore që e mban një familje të ngjitur”. Për autoren shqiptare, çdo gjë funksionon me sezone.
“Kur fëmijët janë të vegjël, puna më e madhe është ajo fizike më pas lodhja është mendore. Ka sezone ku disa herë nuk kemi gjumë, nuk kemi shplodhje por pastaj kalon një sezon tjetër dhe zoti na jep hir. Mendoj që çdo gjë është me sezon. Ne si gra, mund t’i bëjmë të gjitha por jo në të njëjtën kohë. Kur është koha të jemi mama të përkushtuara,të jemi të tilla, më pas puna, familja, shërbesa. Disa herë, kur jemi në një sezon jete ku kemi ngarkesë emociale e fizike, kthehem tek ajo që vlerën tonë e gjejmë tek Zoti. Ai di vlerën tonë kur punojmë edhe kur nuk punojmë. Mund të ndjehemi në shumë momente sikur nuk vlejmë, por duhet të shohim në hirin e sytë e Zotit”.
Përballë një realiteti që kërkon bukurinë fizike, Davis ka një përgjigje edhe për këtë.
‘Bukuria është e kotë por një grua që ka frikën e zotit ëhstë për t’u lavdëruar, thotë një nga vargjet në Bibël. Është e çuditshme sepse jetojmë në epokën e bukurisë. Bibla është gjithmonë ajo Fjalë e Vërtetë që thotë: sado që të mundohesh, plakja vjen, sado të mundohesh rrudhat shfaqen. Por, ajo që mbetet e përjeteshme është hijeshia dhe bukuria e brendshme, që për ne është thesari që kemi në marrëdhënien me zotin e me të tjerët. Ky është kuptimi i atij vargu. Është investim në atë që mbetet përjetë. Nuk ka asgjë të keqe të kujdesemi për veten , të blejmë gjëra të bukura e të mbajmë veten mirë, pavarësisht se të gjitha këto do të shkojnë. Ajo që do të mbesi është dashuria në Zotin”, përfundon ndër të tjera, autorja shqiptare.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm;

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI