Duke ecur në druajtje dhe ngushëllim!

Veprat e Apostujve 9:31: “Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.” C’pamje e mrekullueshme e kishës! Ajo po ndërtohet, ajo po rritet, apo po shumohet, por dëgjoni këtë përshkrim: “duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë.” Kjo është ajo kishë, pjesë e së cilës unë dëshiroj të jem. Unë dua të luaj një rol në drejtimin e një kishe që ndjek këtë rrugë.

Të ecësh në druajtjen e Zotit. Kjo është mënyra se si Zoti i ka krijuar të ecin njerëzit e Tij, kishën e Tij: në druajtjen e Tij. Cfarë do të thotë të druhesh nga Zoti? Ne e dimë se nuk do të thotë të kesh frikë prej Tij, nga ndëshkimi i Tij për mëkatin tonë, kur mëkati ynë është paguar nga Krishti, në kryq; nuk duhet të kemi frikë nga zemërimi i Tij, në këtë kuptim. Në të njëjtën kohë, duhet të kemi frikë të kthehemi tek mëkati ynë, gjë që nuk e nderon Perëndinë dhe e shuan atë që Jezusi bëri për ne në kryq.

Ka një frikë reale; Kur lexoj Biblën, shoh Isaian duke u dridhur para Zotit, shoh Ezran që bie përmbys para Perëndisë, me frikë; shoh përshkrime nga më të ndryshmet; madje dhe dishepujt, kur kuptuan se kush ishte Jezusi, ata patën frikë. Me rritjen e njohurisë mbi Perëndinë dhe ndërgjegjësimin për atë që Ai është, vjen edhe një rritje e druajtjes dhe qëndrimi në mahnitje para Tij, që është frikë në kuptimin e vërtetë, sepse shenjtëria e Tij, madhështia e Tij, mëshira e Tij dhe pushteti i Tij, ngjall druatjen dhe frikën në ne.

Ne jemi paracaktuar të ecim në druajtjen e Tij, por kjo dyfishohet me ecjen në druatjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së shenjtë. Pra Perëndia na ngushëllon në druatjen tonë, përmes pranisë së Frymës së Tij brenda nesh; Ngushëlluesi Jezus na premtoi se do të na ngushëllonte. Po. Ai na dënon për mëkatin, por pastaj na ngushëllon, sa herë që ecim përmes sfidash dhe mundimesh në këtë botë, gjë që duket qartë se po ndodhte me kishën në atë kohë.

Oh, qofshin të dyja trë vërteta; le të kemi në kishën e sotme atë druajtje të shëndetshme dhe nderuese ndaj Perëndisë dhe le të dyfishohet kjo druatje, me ngushëllimin që vjen nga Fryma e Tij e shenjtë në jetën tonë. Le të lutemi: Oh Perëndi, na ndihmo të druhemi prej Teje, ashtu sic jemi thirrur të druhemi, në Fjalën Tënde;  të kemi një njohuri të madhe për madhështinë Tënde, Zot. Na ndihmo të mos jemi të rëndomtë, na ndihmo të mos jemi të shkujdesur para Teje, dhe lavdisë Tënde, dhe pushtetit Tënd, dhe drejtësisë Tënde, dhe shenjtërisë Tënde. Perëndi, na ndihmo të kemi një frikë të shëndetshme prej Teje dhe të ecim në të dhe në të njëtën kohë, të ecim në ngushëllimin që vjen nga Fryma Jote. Le të jenë këto realitet në kishën Tënde, më shumë e më shumë, cdo ditë. Na fal që jemi të shkujdesur para Teje, në një mënyrë që nuk karakterizohet nga kjo lloj frike dhe druajtje; na ndihmo të kemi këtë lloj druatje në kishën Tënde sot dhe në të njëjtën kohë, na ndihmo të përjetojmë ngushëllimin, dhe gëzimin, dhe paqen që vjen nga Fryma Jote brenda nesh. Në të njëjtën kohë, le të jenë pra druajtja dhe ngushëllimi nga Fryma jote, të vërteta në kishën Tënde sot. Në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI