Çfarë planifikoni të bëni në vazhdimësi?

Erik Denton, nuk mund t’i ndihmojë të gjithë të varfërit që ka Meksika, por ai ka sjellë një risi ndryshimi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që ka ndihmuar. Bashkë me një grup prej 28 vetash nga kisha e tij në Riverside, Kaliforni, shkuan në një mision ndërtimi. Filluan me ndërtimin e dy shtëpive të para në një nga lagjet më të varfra në qytetin kufitar meksikan të Tijuanës. Një nga shtëpitë ishte për një familje që jetonte poshtë një pemë – dhe tjetra për një nënë të vetme që përpiqej të rriste 3 fëmijët e saj, duke punuar gjithë ditën ndërsa fëmijët duhej të kujdeseshin vetë për veten e tyre.

Dhjetë vjet më vonë, kur Eriku vizitoi familjet që jetonin në ato dy shtëpi, e pritën me gëzim të madh. Ata qeshën dhe qanë së bashku, të mahnitur nga mënyra se si një shtëpi ndryshoi jetën e tyre. Por ka më shumë se kaq. Eriku dhe vullnetarët e tjerë ndërtuar edhe një kishë, si dhe një ndërtesë për 30 fëmijët e pastrehë dhe të pashpresë. Gjithashtu ngritën edhe një ndërtesë tjetër për të strehuar 36 foshnjat e braktisura, për t’u dhënë atyre një jetë dhe dashuri. E gjithë kjo ka ndodhur në dhjetë vjet! Pyetja e Erikut është: “Çfarë mund të ndodhë në 10 vjet? Jetë mund të ndryshohen. Si jetët tona –ashtu dhe jetët e atyre që prekim.” A keni ndonjë projekt që e keni lënë mënjanë? Diçka që mendoni se Perëndia dëshiron nga ju që ta bëni? Pas dhjetë vjetësh do të plakeni po njësoj, pavarësisht nëse e pranoni atë sfidë apo thjesht jetoni në rutinën e jetës suaj.

Psalmin 90:10, Moisiu shkroi: “Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t’u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.” Eriku na sfidon sot: “Çfarë planifikoni të bëni në dhjetë vitet e ardhshme të jetës suaj?” Ajo që do të vendosni sot do të përcaktojë nëse do jetoni një jetë të zakonshme apo një jetë me qëllim dhe kuptim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI