Çfarë duhet të thuash edhe nëse nuk dëshiron.

A keni menduar ndonjëherë për dhuratën e mrekullueshme të të folurit?  Një fjalë e urtë thotë: “Sa e  mirë është fjala e thënë në kohën e duhur.” Ne na është dhënë aftësia për të bekuar, inkurajuar, lavdëruar, kënduar dhe adhuruar duke përdorur fjalët. Por shumë shpesh gojët tona na fusin në telashe. Nëse ju keni një gjuhë të pakontrolluar, telashet që do të sillni në jetën tuaj nuk do të kenë fund, madje ato do të ndikojnë dhe në jetën e atyre që ju rrethojnë.
Gjuhën asnjë nga njerëzit s’mund ta zbusë, është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës. Me atë ne bekojmë Perëndinë, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Tij! Fjalët tona mund të dëmtojnë rëndë marrëdhëniet tona, karrierën tonë dhe botën rreth e qark nesh. Por lajmi i mirë është ky: Me ndihmën e Frymës së Shenjtë gjuhët tona mund të bëjnë dhe mirë.  Perëndia mund të na jap urtësi që të kontrollojmë gjuhën tonë dhe të mësojmë të flasim ato fjalë që reflektojnë dashurinë e tij.  Për këtë kemi sjellë për ju sugjerimet e mëposhtme.

  1. Përdori fjalët e tua për të bekuar

Fjalët tona kanë fuqinë të bekojnë dhe mallkojnë. Fjalët e Urta thonë: Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. Duhet t’i kushtojmë vëmendje mënyrës se si flasim për veten. P.sh kur themi: “Unë nuk mund të bëj asgjë drejt. Asgjë nuk më del mirë. Askush nuk më do…” Në vend që të flasësh atë që ndjen apo të tregosh për rrethanat e tua ke nevojë të thuash atë që është e vërtetë. Një nga gjërat e para që mund të thoni në mëngjes, është: “Zot, e bekoj këtë ditë në emrin e Jezusit. Bekoj burrin/gruan tim/e, fëmijët, nipërit në emrin e Jezusit. Jam e bekuar kur hyj dhe e bekuar kur dal.”

  1. Ji falenderues dhe shprehe këtë.

Psalmi 100:4 thotë se ne duhet të jemi falënderues dhe ta shprehim këtë. Tregoju të tjerëve se je falënderues për ato gjëra që ata bëjnë për ty, dhe për gjithçka falendero Perëndinë. Merr disa minuta çdo ditë dhe falëndero Perëndinë për çdo gjë që të vjen në mendje, familjen, shëndetin, ushqimin, madje edhe për ujin e ngrohtë. Ti  ke një gojë e cila duhet të shprehë falënderime.
Le të besojmë se gjërat po bashkëveprojnë për mirë dhe atëherë kur nuk e shikojmë atë që po ndodh në prapaskenë.

  1. Inkurajo dhe ndërto të tjerët.

Për disa prej nesh nuk është gjithmonë e lehtë të inkurajojnë të tjerët, por duhet t’ia fillojmë nga  diku. Fillo me një përkushtim që do ta bësh këtë qëllimisht. Çdo ditë mendoni se kë mund të inkurajoni, kush ka nevojë për një fjalë ndërtuese? Isaia 50:4 thotë: “Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt.” Mendo për ata njerëz që njeh dhe kërko që Perëndia të të vërë diçka në zemër në mënyrë që t’i ndërtosh ata.

  1. Thuaj të vërtetën.

Duhet të filloni ti përkushtoheni të vërtetës. Një fjalë e urtë thotë: Blije të vërtetën dhe mos e shit. Të mbahesh tek e vërteta do të thotë që edhe mund të humbasësh një mik apo reputacionin. Nëse do ti përkushtohesh të vërtetës, do të ketë momente kur do të duhet të bësh një sakrificë. Mbahu tek e vërteta pavarësisht se sa të kushton.  Do të shpërblehesh sepse e vërteta të bën të lirë.

  1. Fol fjalën e Zotit.

Jeremia 23:28-29 thotë:  “Ai që ka fjalën time le ta flasë atë me besnikëri. A nuk është fjala ime si zjarri?,” thotë Zoti, “dhe si një çekiç që thyen gurin?” Vazhdoni të thyeni problemet tuaja me çekanin  e fjalës së Perëndisë. Fole fjalën me zë të lartë dhe me besim. Fjala do të thyej dhe gjërat më të vështira që po kalon.

  1. Mos fol shumë.

 Shumë herë, ne thjesht duhet ta qepim gojën. Fjala e urtë thotë:  “Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.” Mendoj që është shumë interesante që ne kemi dy sy, dy vesh, por vetëm një gojë. Prej kësaj ne duhet të jemi të shpejtë në të dëgjuar, të ngadaltë në të folur dhe të ngadaltë në zemërim. Galatasve 5:16 thotë se nëse ecni sipas Frymës nuk do të plotësoni dëshirat e mishit. Nëse do të përqendrohemi në mirësinë e Perëndisë dhe do inkurajoni të tjerët gjatë rrugës, do të përjetoni më shumë gëzim. Perëndia ju do shumë dhe me ndihmën e tij mund të kontrolloni gjuhën tuaj dhe të drejtoheni çdo ditë nga Fryma.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI