Çfarë duhet të bëjmë më pak në vitin 2017?

Është  një vit i ri dhe nëse je si pjesa më e madhe e njerëzve, patjetër që  ke bërë ose do të bësh  një listë me gjëra të reja që të duhet të nisësh këtë  vit. Si fillim ji më serioz në lidhje me shëndetin tënd. Fillo që të kursesh më shumë. Largo borxhet që ke. Me të vërtetë që duhet t’i bësh të gjitha këto. Bëj  gjithçka për t’i realizuar ato. Por e dimë se koha është e kufizuar. Do të ndajmë me ju disa prej gjërave që mund të heqim dorë për t’u dhënë vend realizimit të atyre që kanë rëndësi për ne.

Të themi një opinion për gjithçka

Të gjithë ne kemi të drejtën që të kemi opinionin tonë. Dhe  në pjesën më të madhe të botës Perëndimore, ne jemi të aftë që të ndajmë opinionin tonë pa u rrezikuar nga asgjë. “çdo gjė mė lejohet, por jo gjithçka ėshtė e dobishme; çdo gjė mė lejohet, por unė nuk do tė nėnshtrohem asnjėrės” Kjo është një thënie e drejtpërdrejtë e Apostullit Pal. ( 1 e Korintasve 6:12)

Ne na duket sikur nuk e kemi shprehur me të vërtetë veten tonë për sa kohë që nuk kemi dhënë një opinion për gjithçka që po ndodh në botë. Por, burri më i mençur që ka jetuar ndonjëherë, ka thënë në  lidhje me opinionet “Budallai nuk gjen kėnaqėsi te maturia, por vetėm nė tė vėnit nė dukje tė zemrės sė tij ( mendimeve, opinioneve të tij). ( Fjalët e Urta 18:2) . Le të shpërndajmë më pak opinione këtë vit dhe të shpenzojmë më shumë kohë duke lexuar, duke pyetur e duke bërë biseda. Le  të kërkojmë që të kuptojmë më shumë njëri-tjetrin.

Të ankohemi

Të ankohesh është  mungesë mirënjohje. E nëse jemi të ndershëm, kemi plot gjëra për të qenë mirënjohës. Me shumë mundësi ditën e djeshme ke pirë kafen tënde të ngrohtë në një ambient të këndshëm e të rehatshëm.  Ndoshta ke ngrënë edhe një vakt shumë të shijshëm.  Në makinën tënde nuk mungon karburanti. E ka shumë mundësi se ti shpenzon vetëm për të përmbushur dëshirat e tua,  po aq sa dikush mund të marrë rrogën e një muaji.

Por, ndoshta ti je duke u sfiduar më shëndetin tënd. Ndoshta  nuk je mirë nga gjendja financiare. Mund të ndihesh  i shqetësuar nga rrethanat e tua. Por është pikërisht në momentin që sfidohemi aty ku besimi ynë forcohet.  Kur ne falenderojmë për çdo gjë, në çdo rrethanë ( 1 Thesalonikasit 5:18) ne tregojmë se me të vërtetë besojmë se Perëndia është treguar i mirë me ne, pavarësisht se cila ka qenë situata.

Përfshirja në rrjetet sociale

E dimë se duhet të shpenzojmë më pak kohë online dhe më shumë kohë me njerëz që janë realë. E dimë se nuk duhet të përfshihemi në debate të kota online, as si pjesëmarrës e as si spektatorë. Por media sociale është një nga ato kënaqësitë e vogla që na bëjnë të ndihemi fajtorë e prej të cilave e kemi të vështirë të shkëputemi. Këtë vit mundohu që të largohesh nga media sociale dhe përpiqu të shpenzosh më shumë kohë me njerëzit duke biseduar me ta ballë për ballë.

Ka shumë gjëra  që nëse i bëjmë më pak, do të na sjellin më shumë përfitime këtë vit. Por le të nisim me këto që përmendëm më sipër, sepse do të na drejtojnë drejt një viti plot arritje.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI