Çfarë duhet bërë nëse të zë gripi?

Disa mënyra se si të kujdesesh për  veten kur je sëmurë.

  • Qëndro dhe pusho në shtëpi në mënyrë që të rigjenerohesh. Shoku më i mirë që ke për momentin është krevati yt. Qetësia i jep mundësi trupit që të luftojë infeksionin dhe gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit. Mund të dalësh nga shtëpia të paktën 24 orë pasi temperatura të jetë larguar.
  • Nëse ajri është i thatë, përdor një lagështues ajri.
  • Përdor gargarë më ujë të ngrohtë dhe kripë.
  • Merr mjekimet që të ka rekomanduar mjeku yt.
  • Fillo të konsumosh shumë lëngje. Për të shmangur dehidratimin (një komplikim i gripit), pi shumë lëngje si ujë, supë dhe lëngje frutash.
  • Ha ushqime të shëndetshme, për të qenë më i fuqishëm.
  • Mbaj higjienë. Kjo do të ndihmojë të mbrosh personat që janë afër teje. Kur je sëmurë mundohu të shmangësh sa më shumë kontaktin me të tjerët. Nëse është e mundur qëndro të paktën 1 metër larg prej të tjerëve. Ti je mbartës i virusit që prej ditës së parë kur shfaqen simptomat e deri në shtatë ditë më pas. Gjithashtu  mundohu t’i lash duart më shpesh.

Kur të shkosh tek mjeku?

Nëse ke simptoma të gripit, mundohu të lësh sa më parë një takim me mjekun për të parë nëse ke nevojë për trajtim mjekësor. Duhet që të marrësh menjëherë trajtim mjekësor nëse ke këto shenja:

  1. Për të rriturit
  • Ke vështirësi në frymëmarrje, merr frymë shpejt dhe me frymëmarrje të shkurtra.
  • Nëse ndihesh i dobët fizikisht dhe konfuz.
  • Nëse ke temperaturë dhe kollë.
  • Vini re nëse keni dhembje gjoksi apo presion në zonën abdominale.
  • Nëse temperatura e lartë 39.5 zgjat më shumë se tre ditë.
  • Nëse keni presion i ulët i gjakut.

Kini kujdes veçanërisht nëse këto simptoma kthehen pasi janë larguar.

  1. Për fëmijët

Janë të njëjtat shenja si tek të rriturit, PLUS:

  • Nuk zgjohen dhe nuk ndërveprojnë me të tjerët.
  • Janë aq të irrituar sa nuk dëshirojnë as t’i mbash në krahë e as të luajnë.
  • Lëkura zbehet.
  • Nuk dëshirojnë të pinë mjaftueshëm lëngje.
  • Kini kujdes gjithashtu, kur shfaqet temperaturë dhe ka skuqje të lëkurës.
Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI