Ç ’mik na është Jezusi

Ç ’mik na është Jezusi,

nga lindja në perëndim mëkatin tim largon.

Në çdo horizont hirin vështroj

dhe sot e përgjithmonë kjo zemër është shtëpia ime.”

Disa miqësi nuk zgjasin, disa ndërpriten me dhimbje, miqësi të tjera shuhen nga tradhtia. Tek Luka 22, vetë Jezusi përjetoi tradhtinë në darkën e fundit, sidoqoftë dashuria e tij, dhe vendimi për të na dashur nuk u lëkund aspak. Kjo është një dëshmi e fuqishme e dashurisë së Perëndisë. Kjo miqësi ka frymëzuar dhe autorin e himnit origjinal ‘Ç ’mik na është Jezusi’ të kompozonte një ndër himnet më të dashur të të gjitha kohërave.

Së fundmi kantautori Matt Maher ka zgjedhur ta prezantojë këtë këngë në një version të ri. Ai tregon për mesazhin e saj: Ç ’mik na është Jezusi’ është shkruar nga një irlandez që kishte emigruar në Kanada, i quajtur Jozef Skriven. Historia e saj është me të vërtetë e fuqishme. Ai u fejua dy herë dhe në të dyja rastet të fejuarat e tij vdiqën. Ai u bë misionar duke ndihmuar njerëzit me paaftësi fizike dhe ata që ishin më të varfër. Ai shkroi vargjet e këngës Ç ’mik na është Jezusi’ për të ngushëlluar nënën e tij e cila ishte e sëmurë. Mendoj se kjo këngë tregon shumë për një burrë që ka vuajtur shumë në jetë. Se si ai vazhdonte të kishte besim për të shkruar vargje që shpallin miqësinë e Jezusit. Mendoj që ky është përkushtim dhe besim i vërtetë. Por gjithashtu tregon se çdo të thotë të përjetosh miqësinë e vërtetë. Më shumë se kurrë më parë, të krishterët duhet të kujtojnë njerëzit, se miqësia me Perëndinë është e pandryshueshme, e pa lëkundshme. Ai vetë është besnik, Perëndia nuk do të na tradhtojë apo braktisë. Ky është thelbi i këngës, përjetimi i miqësisë së vërtetë e të qëndrueshme të Jezusit.”  

Gjatë jetës së tij, Skriven përjetoi humbjen në shumë forma, sidoqoftë ai e dinte se miqësia e Perëndisë ishte më e qëndrueshme se çdo formë tradhtie. Perëndia nuk do të na braktisë. Të përjetosh këtë miqësi të Jezusit të mbush me gëzim dhe jetë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI