Çdo të thotë të jesh i Krishterë?

Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.- Zbulesa 3:20

Dr. J. Eduin Orr po i fliste një grupi në Universitet, kur një zonjë e re ngriti dorën për të thënë, “Unë nuk po e kuptoj. Nëse një njeri beson në Komunizëm, atëherë ai është Komunist. Nëse dikush beson në Socializëm, ai është Socialist; Unë besoj në Krishtërim- a nuk jam e Krishterë? Dr. Orr u përgjigj “ Jo detyrimisht” Pastaj ai e pyeti atë, “ A beson tek martesa?” Ajo u përgjigj “Po, besoj. Jam e fejuar dhe po pres të martohem.”
Duke qeshur, ai pyeti vajzat e grupit, se sa prej tyre besojnë tek martesa dhe 99 % e tyre ngritën dorën lart. Dr. Orr tha: “ Kjo është shumë interesante. Ju thoni se besoni tek martesa. Ndodh që unë jam kapelani i Forcave Ajrore. Mua më është dhënë autoritet nga shteti për të celebruar martesa. Kjo zonjë e re thotë se nëse dikush beson në Komunizëm, është Komunist, nëse beson në Krishtërim, është i Krishterë; tani më thoni se besoni në martesë: atëherë më lejoni që t’u shpall të gjithave të martuara. Çfarë ka që nuk shkon me këtë?”
Njëra nga vajzat kundërshtoi: “Zoti Orr, ju e dini se martesa nuk është një filozofi; martesa është një marrëdhënie personale!” Ai u përgjigj “ Pikërisht. Edhe Krishtërimi nuk është një filozofi; të jesh i Krishterë do të thotë të kesh një marrëdhënie personale me Jezus Krishtin, që është një Person i gjallë.
Krishtërimi shpesh ngatërrohet me një sistem etike, një listë e cila të tregon se ç’duhet dhe çfarë nuk duhet bërë. Bibla na jep një standard për moralin që duhet të ndjekim gjatë jetës, por kjo nuk është qendra e Krishtërimit. Gjëja më e veçantë mbi Krishtërimin është se ti mund ta njohësh Jezus Krishtin personalisht dhe tek Ai mund të gjesh forcën për të jetuar ashtu siç duhet. Si mund ta bësh këtë? Duke e vendosur besimin tënd tek Jezus Krishti pa pasur asnjë rezervë.
Ky lloj besimi nis me hapin e përkushtimit. Është ilustruar me historinë e Jean Francois Gravelot. Ai ishte një akrobat, që kishte realizuar shfaqje në ujëvarën e Niagarës, duke ecur mbi litar. Në një moment ai shtangu një grup me njerëz teksa ecte përpara dhe pas, në fillim me një kallam që e balanconte, e pastaj me sytë e lidhur. Ai madje shtyu edhe një karrocë dore mbi litar. Për të bërë këtë veprim ai pati nevojë për një djalë që ta ndihmonte.
Kur u kthye me këmbë në tokë, ai vuri re një djalë të vogël që po e shihte dhe i tha: “Djalosh, ti mendon se unë jam i mrekullueshëm, apo jo? A mendon se mund të bëja gjithçka?” Djaloshi u përgjigj “Po zotëri, patjetër që po. “ Blondin tha “ Në rregull, hip në këtë karrocë dhe unë do të kaloj në anën tjetër të litarit” Djali i vogël pa atë humnerë të tmerrshme dhe u zhduk në mes të turmës. Ai besonte tek ky akrobat me mendjen e tij, por jo aq sa të rrezikonte jetën e tij.

Kështu, shumë njerëz nuk ja dalin që të bëhen të Krishterë të vërtetë. Ti nuk mund të ecësh deri në një pjesë të rrugës. Ndoshta je përpjekur që të sillesh si një i Krishterë, duke shpresuar se kjo gjë do të të bëjë të tillë, ke besuar në diçka teorikisht. Në vend të kësaj, vendose besimin tënd tek Jezus Krishti pa u rezervuar. Kërkoji Atij që të falë mëkatet e tua dhe të të japë marrëdhënien e duhur me Të, marrëdhënien që të bën një të Krishterë të vërtetë. Tek Ungjilli i Gjonit thuhet:
“Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,” ( Gjoni 1:12) Të besosh tek Krishtërimi nuk mjafton. Madje edhe të besosh se Krishti jetoi dhe vdiq nuk është mjaftueshëm. Ai dëshiron një marrëdhënie me ty, përmes së cilës ti e fton Atë që të jetë Shpëtuesi dhe Zoti yt dhe i beson Atij që të të falë ty dhe të të bëj fëmijën e Tij. Ja çfarë do të thotë të jesh i Krishterë, e asgjë më pak se kjo nuk mund të bëjë që ta kalosh atë litar që shtrihet mbi Niagarën e vdekjes.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI