A keni murmuritur ndonjëherë për një punë “të vogël”? Ndoshta e keni ndjerë se ishte një detyrë aspak në “nivelin” tuaj ose nën aftësitë tuaja. Apo ndoshta keni dëshiruar për diçka me më shumë përgjegjësi dhe autoritet. Por Bibla na tregon se është e rëndësishme të jemi besnikë në gjërat e vogla.
Tek Jozueu 13-17, ne mësojmë një mësim të vlefshëm, se si Zoti i cakton territoret dhe mundësitë e Tij. Zoti na jep territoret tona bazuar në masën tonë të besimit. Kur marrim një territor – qoftë ai i vendit tonë të punës, komuniteti ose klasa – Zoti dëshiron që ne ta “pushtojmë” atë territor për Të.
Në kuptimin tonë të kufizuar, ne mund të mendojmë se Zoti po tregohej i padrejtë ndaj nesh. Megjithatë, Zoti sheh gjithçka nga fillimi në fund, përtej të kuptuarit tonë. Ai i di sekretet dhe motivet e çdo zemre, ndërsa ne jo. Zoti e di se si i trajtojmë detyrat e vogla, bekimet e vogla, mundësitë e vogla. Dhe territoret tona të ardhshme varen nga mënyra se si i trajtojmë gjërat e vogla.
Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd“.( Mateu 25:23)