Besimi në çfarë?

Lexo: Romakëve 4:1-8

Deni ishte i gëzuar kur shoku i tij Tani ra dakord që të shkonte me grupin e të rinjve të kishës  në parkun e  lojërave. Nëse ai kënaqet, ndoshta do vijë me ne në kishë ndonjëherë, mendoi Deni. Tani u kënaq dhe i gjithë grupi shumë herët ishte kthyer në autobus. Ndërsa ata po drejtoheshin për në shtëpi, fëmijët diskutuan për xhirot e tyre të preferuara. Kristina tha e vendosur “Mua më pëlqejnë vetëm karroselet. Ti nuk ke për të më parë kurrë në vagonat rrutullues!” Tani pyeti: “Pse jo? Ti nuk e di se çfarë po humbet.” Kristina tha: “Sigurisht që e di. Po humbas një trazim stomaku dhe një xhiro të frikshme. Çfarë ndodh nëse diçka thyhet dhe e gjitha bie poshtë kur ti je në majë?”Au, ajo është po aq e sigurt sa karroselat. Ti do të kesh një rënie të fuqishme, të  gjatë nëse ajo gjë bie.” Ai u kthye nga drejtuesi i të rinjëve.“Vagoni rrotullues është krejtësisht i sigurt. Apo jo Zoti Klinton?” Zoti Kliton tha: “Epo të gjitha këto xhiro janë testuar për siguri, por asgjë nuk është e pagabueshme, sigurisht. Lajmet raportojnë se me raste kanë treguar se xhiroja është thyer dhe dikush është lënduar, por është e pazakontë.” Kristina tha: “Dakord dhe nëse diçka shkon keq, ajo që mund të jetë më e lehtë  është karroseli sesa vagonat rrutullues.” Deni ra dakord: “Po. Çdo xhiro mund të thyhet.” Tani tundi kokën dhe i zbardhi dhembët Kristinës. Zoti Kliton tha pas pak: “Kur njerëzit janë në një xhiro dhe ajo thyhet, është një shembull që tregon se kanë besuar në gjërat e gabuara. Pavarësisht sesa besim ata kishin se xhiroja ishte e sigurt, ajo nuk ndihmoi. Ajo ilustron që nuk ka rëndësi sesa besim ka një person. Ajo që ka rëndësi është se ku beson.” Tani ra dakord: “Po, edhe unë kështu mendoj. Nuk ka asgjë dhe askënd që mund t’i besosh me të vërtetë të gjithë kohën, a ka ndonjë? Unë dua të them, që çdo gjë e çdo kush dështon në një moment ose tjetër.” Ai qeshi. “Epo, folëm kaq shumë për besimin!” Zoti Kliton tha: “Ah, po ka një përjashtim—Zoti Jezus. Vendose besimin tënd tek Ai. Ai vetëm nuk do të zhgënjej ty.” Ndërsa Deni u përkul mbrapa në karrigen e tij, ai vuri re se  edhe pse Kristina dukej pak me mëdyshje, ndërsa dëgjonte. Deni mendoi: Ndoshta lutjet e mia për Tanin do të marrin përgjigje rrugës për në shtëpi.

Ku e ke vendosur besimin tënd? A është tek punët e mira? TEk pagëzimi? Në marrjen pjesë në kishë? Në prindërit e krishterë? Të gjitha këto gjëra do të dështojnë  në qoftë se beson tek to për të shkuar në parajsë ndonjë ditë. Ti do të pranohesh në parajsë vetëm në qoftë se e vendos besimin në Jezus Krishtin. Bëje këtë gjë sot. (Shiko ABC-në e Shpëtimit në fund të këtij libri.)

                     Vendose besimin tënd në Jezusin!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI